• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Basha paralajmëron paraardhësin se nuk do të prishë raportet me SHBA për interesat personale të Sali Berishës

19 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
21
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është përplasur dje me njerëzit e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit është përjashtuar në 9 shtator nga grupi parlamentar demokrat dhe ndërkohë ka nisur një takim me bazën e PD për të zhbërë vendimin e kryedemokratit Basha. Dje nën drejtimin e zoti Basha u mblodh grupi parlamentar, ndërsa gazeta ka mësuar se ka pasur debate të forta mes shefit të selisë blu dhe deputetëve të pozicionuar pranë Berishës. Sipas informacioneve, mësohet se deputetët si Albana Vokshi, Edmond Spaho, Luan Baçi dhe Tritan Shehu i kanë kërkuar llogari kreut të Partisë Demokratike për përjashtimin e ish-liderit historik të PD dhe gjithashtu kanë kërkuar që të ketë më shumë liri mendimi në parti.

“Ne deputetët që kemi marrë pjesë në foltoret e Berishës, po shihemi ndryshe nga PD, e po ashtu s’po marrim pjesë në komisionet hetimore parlamentare. Dëshirojnë legalizimin e fraksioneve dhe mendimit të lirë në PD. Po vritet demokracia dhe liria e mendimit”, mësohet të jetë shprehur deputeti Baçi.

Por ky “rebelim” i deputetëve pranë ish-liderit demokrat, ka ngjallur debat, teksa mësohet se Basha ua ka bërë të qartë se s’ka kthim pas për Berishën dhe se sipas tij, ish-kryeministri i ka hyrë detit më këmbë dhe nuk e shpëton dot më askush. Madje, mësohet se i prerë Basha ka deklaruar se ai nuk do të mbledhë Kuvendin Kombëtar të PD siç kërkon Berisha, duke shtuar se nuk do të hedhë në votë asnjë vendim anti-amerikan.

“S’ka kthim pas për Berishën. Berisha i ka hyrë detit më këmbë dhe le t’i dalë vetë për zot betejës me amerikanët, pasi PD nuk është mburojë për asnjë. Dua të përsëris sot se sa të jem unë kryetar i PD-së nuk do të pranoj të hedh në votim në asnjë forum të PD vendime të qeverisë dhe institucioneve amerikane kundër deputetëve a të zgjedhurve të kësaj partie. Edhe sikur të jem unë i godituri i këtyre vendimeve. Nuk do të pranoj e lejoj akte që çojnë në izolimin e PD nga aleati ynë strategjik dhe mirëbërësi më i madh në histori i Shqipërisë, Kosovës dhe kombit shqiptar, që janë SHBA. Izolimi nga SHBA është vdekja e PD-së. Kuvendi nuk do mblidhet dhe po ua bëj sot të qartë që berishizmi nuk është e ardhmja e PD”, mësohet të jetë shprehur Basha.

Mirëpo i menjëhershëm ishte reagimi i deputetes Albana Vokshi, e cila mësohet se i kujtoi kreut të PD, Lulzim Basha që të mos iu japë leksione për Sali Berishën, pasi për të vendos anëtarësia e Partisë Demokratike.

“Nuk jam dakord që këtu të diskutohet për berishizmin, nëse duhet të kthehet apo jo, sepse këtë gjë e vendos anëtarësia”, mësohet të jetë shprehur Vokshi.

Por ndërkohë kryedemokrati Lulzim Basha mësohet se është shprehur se Berisha u përjashtua se është person i shpallur “non grata” nga DASH dhe se për të raportet me SHBA janë të shenjta dhe të pacenueshme.

“Kam shprehur disa herë dhe shpreh përsëri keqardhjen time për shpalljen “non grata” të Sali Berishës. Por për fat të keq ai po kërkon ta lidhë shpalljen e tij “non grata” me fatin e Partisë Demokratike. Në një anë ai po thotë nuk do të votojmë vendimin e qeverisë amerikane për shpalljen e tij “non grata”. Nga ana tjetër po kërkon të votojë vendimin e Lulzim Bashës që është marrë në respekt të vendimit të SHBA. A nuk është e njëjta gjë në aspektin e pasojave politike për PD? Përtej tymnajave, plani i tij, nëse do të flitej për një plan, është shndërrimi i Partisë Demokratike në një bunker antiamerikan për interesin e tij”, mësohet të jetë shprehu dje kreu i PD, Lulzim Basha para grupit parlamentar. Ndërkohë, mësohet se shumica e deputetëve janë rreshtuar dje pro Bashës.

Paraardhëse

Do të ketë zgjedhje të parakohshme lokale? Rama e thotë hapur

Pasardhëse

Përplasjet e Berishës me Bashën, shpërthen Manjani dhe befason me atë që thotë për ndërkombëtarët dhe kreun e PD-së

Pasardhëse

Përplasjet e Berishës me Bashën, shpërthen Manjani dhe befason me atë që thotë për ndërkombëtarët dhe kreun e PD-së

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.