• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Basha nxjerr emrat: Këta janë pengmarrësit e qeverisë, turpi i socialistëve

29 April, 2018
në Politikë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i demokratëve Lulzim Basha foli me emra për zyrtarët socialistë që janë simbolet e korrupsionit të qeverisë socialiste. Në fjalën e mbajtur në Kuvendin e PD-së, Basha përmendi Tahirin, Beqajn, Gjiknurin, Veliajn, Dakon dhe Sejdinin, të cilët i quajti pengmarrësit e socialistëve.

“Simbolet e kësaj qeverisje janë turpi i socialistëve dhe pengu që i mban ata të kapur dhe të nënshtruar nga krimi dhe droga. Saimir Tahiri është simboli dhe thelbi i këtyre 5 viteve, dëshmia tronditëse e dy standardeve të shtetit të Edi Rames. Tahiri është i lirë, edhe pse është ministri i brendshëm më i implikuar në krim në gjithë historinë e Europës. i provuar me dëshmi e me fakte nga antimafia italiane.

Mijëra shqiptarë janë në burg ose para drejtësisë për shkelje që i kanë kryer nga halli, nga mbijetesa, për dritat, për ujin. Ashtu si Tahiri mban peng Ramën, Rama po mban peng Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane. Nuk ka zyrtar europian që nuk e di se ministri i brendshëm i la makinën personale bandës së krimit, se ai ishte padrinoja e trafikut ndërkombëtar të drogës, se ky trafik bëhej nën mbrojtjen e tij dhe të Kryeministit.

Dhe nuk ka një njeri që nuk e sheh sot sesi drejtësia u përthye për Saimir Tahirin. Sesi Edi Rama e mbrojti me imunitet Sajmir Tahirin. Se ligji përkulet, zhbëhet për Ramën dhe njerëzit e tij, se i gjithë sistemi është në dorën e tij dhe të njerëzve të tij. Simboli i këtij narko-shteti dhe turpi i kësaj qeverisje janë drejtuesit e lartë të policisë në kërkim për trafik droge, ata që Edi Rama u besoi rendin dhe sigurinë, por që në fakt u la ortakërinë me krimin, aferën e hashashit, heroinës e kokainës”, shprehet Basha.

Më tej ai deklaroi se simboli tjetër i kësaj qeverisje është Ilir Beqaj, një njeri që është fiksuar në kujtesën e shqiptarëve si i pari mes hajdutëve qeveritarë, i cili kreu krimin më të madh në shëndetësi, duke ia kaluar paratë e shqiptarëve, taksat tona, donatores së partisë socialiste me koncesionin famëkeq të check up-it.

“Pengmarrësit e kësaj qeverisje janë Gjiknuri që bashkë me aferat qindra milionëshe të energjisë dhe naftës është kapur në bashkëpunim flagrant me narkotrafikantët për vjedhjen e votave dhe tjetërsimin e rezultatit zgjedhor

Është Veliaj që me skemën mafioze të Sharrës mori jetën e Ardit Gjoklajt, bleu prokurorinë dhe tani e ka shndërruar Tiranën në lavariçen gjigante të pastrimit të parave të pista.

Është Dako i bandave të Durrësit, simboli i kryebashkiakut mafioz që po rrënon qytetin dhe qytetarët e Durrësit për të mbushur xhepat e tij, të banditëve me të cilët vjedh vota dhe natyrisht të Edi Ramës.

Ështe Qazim Sejdini që me bandat e tij të heroinës terrorizon qytetarët dhe sulmon policinë. Pengmarrësit e socialistëve janë Balilajt dhe Habilajt, janë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës, janë makutët dhe kriminelët që rrëmbejnë cdo ditë pasuritë e thelat e mëdha të buxhetit të shtetit”, tha Basha.

Paraardhëse

Trup të bukur për pushime? Ja pija që ju ndihmon të dobësoheni lehtë

Pasardhëse

Arian Çani me ‘sozinë’ e vet: Një xhiro për qejfin tonë, o plak! [VIDEO]

Pasardhëse

Arian Çani me ‘sozinë’ e vet: Një xhiro për qejfin tonë, o plak! [VIDEO]

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.