• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Basha në Kavajë: Është koha e përgjegjësive dhe analizës

6 July, 2017
në Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Lulzim Basha e nisi nga Kavaja turin e garës për kryetar partie dhe njëkohësisht atë të analizës së zgjedhjeve. Para elektoratit demokrat, Basha theksoi se mazhoranca e sotme doli nga blerja e votës dhe përfshirja e shtetit dhe bandave në zgjedhje.

Basha tha se, është koha për të marrë përgjegjësi dhe për të mësuar nga ajo çfarë ndodhi në Kavajë, ku bashkimi i të gjithë demokratëve solli fitoren e bashkisë përballë krimit dhe parave të drogës.

“E vetmja forcë që qëndroi, e vetmja forcë që tregoi moral, e vetmja forcë që tregoi vendosmëri, e vetmja forcë që nuk bleu asnjë votë, që nuk ofroi para dhe favore për votën, që nuk përdori krimin dhe bandat, e vetmja forcë që u ofroi shqiptarëve perspektivën e daljes nga kriza, e vetmja forcë me një plan për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike, e vetmja forcë me program, e vetmja forcë që ka moralin të vazhdojë dhe ta fitojë këtë betejë është Partia Demokratike e Shqipërisë”, tha Basha.

Ai theksoi se është koha për të marrë përgjegjësi, duke nisur nga ai vetë.

“Nuk kam ardhur vetëm për t’ju uruar dhe as për të marrë vetëm duartrokitjet tuaja sepse kjo është ora për të marrë përgjegjësitë e mia. Është ora për të marrë të gjithë përgjegjësitë e mia për të gjithë vendimmarrjen, për të gjykuar bashkë me ju, a bëmë gjithçka që mundëm? A qëndruam apo jo fuqishëm në kauzat që besonim, në kauzat e drejta të shqiptarëve; me dekriminalizimin, me luftën kundër drogës, me luftën për një drejtësi të pakapur e të panënshtruar politikisht dhe me luftën për zgjedhje të lira e të ndershme? Dhe nëse po, le të mos e konsiderojmë këtë fundin e një beteje, por njësoj si në vitin 1991 ta konsiderojmë stacionin drejt betejës tjetër, betejës përfundimtare për të rrëzuar një herë e mirë këtë regjim dhe për t’i rikthyer shqiptarëve shpresën në vend të frikës”, theksoi Basha.

Ai shtoi se, Kavaja është leksioni që duhet të shërbejë si mësim e frymëzim për të gjithë demokratët.

Paraardhëse

Shkon përmbarimi, artistët e Cirkut të Tiranës ngujohen në çadër

Pasardhëse

Bletët ushqehen me hashash, shfarosen 40% e koshereve në Shqipëri

Pasardhëse

Bletët ushqehen me hashash, shfarosen 40% e koshereve në Shqipëri

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.