• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Basha: Më 25 prill do të votohet mes Shqipërisë dhe Edi Ramës

31 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
17
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar në profilin e tij në Facebook detaje nga takimi që zhvilloi paraditen e sotme me një çift të rinjsh në Tiranë.

Teksa jep detaje nga programi ekonomik i PD për të porsalindurit, fëmijët dhe të rinjtë, Basha shprehet se, 8 vite të Edi Ramës në pushtet nuk u kanë ofruar asgjë familjeve të reja por vetëm ua kanë bërë më të vështirë jetën. Qeveria e rriti çmimin e energjisë dhe ujit në mënyrë të pabesë dhe të panevojshme. Premtoi të ulte çmimet e ushqimeve por ato janë rritur 40%.

Sipas liderit të opozitës, programi i PD nuk është premtim, por angazhime që do të bëhen realitet.

“Është frymëzuese dëshira për ndryshim që kanë sot të rinjtë shqiptarë”, shprehet Basha.

Postimi i plotë i kryedemokratit:

“U ndala sot tek shtëpia e Mikelit dhe Xhesikës, këtij çifti të ri që ka nisur rrugëtimin e mbarë të familjes në qytetin e Tiranës. Të gjitha sfidat e një familjeje të re shqiptare mund t’i gjesh tek këta dy të rinj.

8 vite të Edi Ramës në pushtet nuk u kanë ofruar asgjë familjeve të reja por vetëm ua kanë bërë më të vështirë jetën. Qeveria e rriti çmimin e energjisë dhe ujit në mënyrë të pabesë dhe të panevojshme. Premtoi të ulte çmimet e ushqimeve por ato janë rritur 40%.

Ndava me ta disa nga angazhimet kryesore të programit tonë ekonomik: pagesën 30 mijë lekë/muaj për çdo fëmijë nga lindja deri në moshën 5 vjeç, mbulimin e plotë të interesave të kredisë për strehim për 5 mijë çifte të reja çdo vit, shkollë përgjatë gjithë ditës për fëmijët.

Për të gjithë të rinjtë shqiptarë sfida e parë që ndeshin në një ekonomi të gangrenizuar nga monopolet është punësimi.

U shpjegova Mikelit dhe Xhesikës se si programi i Partisë Demokratike nxit krijimin e 110 mijë vendeve të reja të punës, tërheq investimet e huaja dhe rrit pagat në treg. Duke u lënë më shumë para në xhepat e tyre shqiptarëve, ne do të krijojmë një ekonomi më dinamike dhe rritje më të shpejtë.

Këto nuk janë premtime, por angazhime tonat që do të bëhen realitet. Është frymëzuese dëshira për ndryshim që kanë sot të rinjtë shqiptarë.

Ata e kanë kuptuar më shumë se kushdo tjetër se më 25 prill nuk do të votojnë ndërmjet dy partive, por ndërmjet Shqipërisë dhe Edi Ramës.

Me programin tonë fiton Shqipëria, fiton ekonomia, fiton punësimi. Më 25 prill Shqipëria do të fitojë dhe Edi Rama do të humbasë. #ShqiperiaFiton”-shkruan Basha.

Paraardhëse

Andi “lë pas krahëve” Tean, dhe i fshin të gjitha fotot me të

Pasardhëse

Londra bashkohet me Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë Transpacifike

Pasardhëse

Londra bashkohet me Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë Transpacifike

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.