• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Basha: Janë blerë ndërkombëtarët

3 April, 2017
në Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në ditën e 45­-të të PD-­së në çadrën përpara kryeministrisë, kreu i opozitës, Lulzim Basha është shprehur i vendosur për ta vijuar protestën deri në krijimin e Qeverisë teknike. Në një prononcim për mediat ai ka komentuar edhe darkën e Edi Ramës me Ilir Metën.

“Peshku është qelbur nga koka. Markatën e peshkut le ta komentojne tregtaret”, ka deklaruar Basha për gazetarët. Ai akuzoi Ramën se po kërkon të mbajë pushtetin për të ruajtur pasuritë.

“Do humbasësh jo shumë, por do të humbasësh gjithçka me Republikën e Re. Republika e Vjetër e inkriminuar nga maja e kokës deri te thembra e këmbës, është sot banka e krimit që prodhon qindra milionë euro. Me këto para paguhen lobingje të ndyra. Me paratë e korrupsionit blihet fjala e lirë në Europë dhe Amerikë.

Kjo është një qeveri kriminelësh që do bëjë gjithçka për të mbajtur pasurinë dhe pushtetin që ka së bashku me krimin”, tha Basha. Sipas tij “e vetmja garanci për fitoren në këtë betejë epike dhe historike është bashkimi dhe qëndresa jonë deri në fitore.

Me shpifje, me mashtrime, me presione, do të bëjnë gjithçka për tërheqjen tonë, për tërheqjen e PD, Bashës, opozitës nga kjo betejë.

Garantoj çdo shqiptar që mund të ndahemi në pikëpamjet tona politike, por që na bashkon vullneti për të pastruar politikën nga krimi dhe për të mos e lejuar Shqipërinë të kthehet në një republikë droge, dua ti garantoj se këtë betejë e ndërmarr me gëzimin dhe vendosmërinë totale sepse nuk është për mua, për karrigen time, për PD, por është për fatin e çdo shqiptari të ndershëm”.

Lideri i opozitës theksoi se “me çdo ditë që kalon jam dhe jemi më të fortë e më të vendosur se në çdo ditë që lëmë pas. Nga kjo betejë nuk tërhiqem pa përmbushur premtimin që dhashë para jush: zgjedhje të lira dhe të ndershme, qeveri teknike dhe vetëm votë të lirë e të ndershme për qytetarët shqiptarë. Ky është fillimi i një beteje që do ndërtojë republikën e qytetarëve”.

Paraardhëse

90 qytetarë gati për të zëvendësuar PD-në në komisionet zgjedhore

Pasardhëse

PD sulmon Nishanin

Pasardhëse

PD sulmon Nishanin

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.