• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Basha ia bën të qartë Berishës: Bërtet statuti, por nuk ke asnjë kompetencë/ Nuk e bunkerizon dot Partinë për hallet e tua

24 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
224
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i PD Lulzim Basha, i ka dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një konferencë për mediat, Basha tha se lideri historik i PD nuk ka asnjë kompetencë për të mbledhur statutin. Sa të jem unë kryetar i PD tha Lulzim Basha, nuk do të ketë Kuvend Kombëtar që të mblidhet për të diskutuar vendimet e Qeverisë së SHBA. Më tej, Lulzim Basha tha se mund t’i ketë hyrë në hak Zotit, por Sali Berishës jo.

“Tani ajo që duhet t’ju habisë ju është që njeriu që bërtet statuti, statuti, statui, i jep vetes kompetenca që nuk i ka dhe nuk mund t’i ketë me statut. Sali Berisha nuk ka ndonjë mbifuqi nga statuti i partisë, për të thirrur asnjë institucion të partisë. Partia ka institucionet e saj për statutin dhe procedurat. Sali Berisha mund të thërrasë institucione paralele në përpjekjen e tij për ta bërë partinë bunkier për hallet e tij personale”, tha Basha.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

“Unë kam thënë që detyra ime si kryetar i PD është zbatimi i statutit. Neni 3 i statutit është i qartë, sa i takon orientimit euroatlantik të PD. Ndaj kam thënë se Kuvend Kombëtar që të marrë në shqyrtim vendimet e Qeverisë së SHBA nuk ka për të pasur kurrë sa të jem unë kryetar i Partisë. Dhe qëllimi, të paktën për momentin, është përfundimi i mandatit që më kanë dhënë demokratët. Këtë kam thënë dhe i qëndroj 100%. Tani ajo që duhet t’ju habisë ju është që njeriu që bërtet statuti, statuti, statui, i jep vetes kompetenca që nuk i ka dhe nuk mund t’i ketë me statut. Sali Berisha nuk ka ndonjë mbifuqi nga statuti i partisë, për të thirrur asnjë institucion të partisë. Partia ka institucionet e saj për statutin dhe procedurat.

Sali Berisha mund të thërrasë institucione paralele në përpjekjen e tij për ta bërë partinë bunkier për hallet e tij personale. Por demokratët kanë halle të tjera dhe prioritete të tjera. Edhe Shqipria dhe shqiptarët. Kuvend Kombëtar kam thirrur, e do thërras pa më të voglin shqetësim sa herë të kem një çështje statutore për të vendor. Unë jam vetëm peng i Zotit dhe i askujt tjetër. Zotit i kam hyrë në hak por Sali Berishës jo. Jam ulur shumë herë me Sali Berishën për një zgjidhje që e ndihmonte atë dhe nuk dëmtonte Partinë Demokratike. Kur vendimin se betejën do ta bënte vetëm nuk e konkretizoi me vepra atëherë unë kam marrë vendimin që ishte në radhë të parë në interes të PD por mbi të gjitha në interes të Shqipërisë.

Një person që ka marrë një parti peng vetëm për interesa personale. Para 2 muajsh nuk kishte asnjë problem me mua tani unë jam i keqi. Çfarë ka ndryshuar nga zgjedhjet e kaluara që ne patëm në parti përveç interesit personal të një individi që përpiqet të tërheqë një parti të tërë në greminë. Unë nuk i jam përgjigjur sepse nuk është stili im, rruga ime, por mbi të gjitha nuk i shërben vendit“.

Paraardhëse

Brisida Shehaj: Rritet çmimi i energjisë, rriten me 70% pagat e OSHEE

Pasardhëse

Pas revoltës në rrjetet sociale dhe shkrimit të analistit, hiqet “Salillari” në Unazën e Tiranës

Pasardhëse

Pas revoltës në rrjetet sociale dhe shkrimit të analistit, hiqet “Salillari” në Unazën e Tiranës

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.