• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Basha i jep goditje të fortë klanit “Berisha” në PD, ndryshimet në statut heqin kufizimet për kryetarin dhe hapin terrenin për spastrimin nga ithtarët berishistë

16 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
58
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ashtu siç gazeta e paralajmëroi, Partia Demokratike mblodhi ditën e djeshme Kryesinë e PD, e cila miratoi ndryshimet në statut, të propozuara nga kryedemokrati Lulzim Basha. Miratimi i ndryshimeve statutore ishte një goditje e fortë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Kjo pasi lideri i PD në 11 propozimet e tij, nuk e kishte përmendur askund kufizimin e mandatit të kryetarit në rast humbjeje. Çka do të thotë se nëse Basha humb përsëri zgjedhjet nuk do të rrezikojë postin e kryetarit, përkundrazi do të vazhdojë të jetë në krye të partisë. Kjo lëvizje duket se erdhi si pasojë e një deklarate nga ish-kryeministri, i cili u shpreh se nuk do ta mohonte një rikthim në krye të partisë. Berisha u shpreh se nuk do të përjashtonte asnjë të drejtë kushtetuese dhe deklaroi se ishte konsistent në deklaratat e tij.

Për momentin hipoteza e një rokade në krye të PD-së është zero pasi Basha gëzon mbështetje nga drejtuesit e qarqeve, krerëve të degëve si dhe shumica nga deputetët janë në krah të tij. Prandaj deklaratat e Berishës duken më shumë si një shantazh sesa një synim real. Berisha në krye të partisë nuk do të sillte asgjë veçse njerëzit e tij që kryetari aktual i ka shndërruar në armiq, të cilët gjatë gjithë periudhës së zgjedhjeve qëndruan në hije. Emra si Bujar Nishani, Edith Harxhi, Arben Imami, Arben Ristani e një sërë nga mbështetësit e Berishës, ngelën jashtë partie.

Pas shpalljes “non grata” të Berishës nga DASH dhe humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, raportet mes kryedemokratit dhe ish-liderit demokrat janë të ftohta. Ndërkohë që kohët e fundit situata ka shkuar deri sa njerëz pranë ish-kryeministrit kanë nisur sulmet ndaj Bashës, për të treguar nëse ka marrëveshje me kryeministrin Edi Rama apo jo, pasi kjo dukej se e kishte frikësuar Berishën.

Ja pikat e miratuara:

Ndërkohë dje gjatë mbledhjes së Kryesisë u miratua analiza e humbjes në 25 prill për fazën e parë të saj, ngritja e Komisioneve të Votimit dhe Numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar në mbledhjen e datës 17 Korrik 2021 të Kuvendit Kombëtar, lista që do të propozojë Lulzim Basha për votim për kandidatët për anëtar të Këshillit Kombëtar si dhe propozimi i Lulzim Bashës për ndryshimet në Statutin e Partisë Demokratike që do t’i propozohen për miratim Kuvendit Kombëtar të Partisë. Kujtojmë që Komisioni vendosi të kalonte për miratim vetëm propozimet e bëra nga kreu i PD duke rrëzuar kështu propozimet e tjera. Propozimet në thelb kishin të përbashkët demokratizimin e PD dhe hapjen e partisë. Në 11 propozimet e kryetarit Basha për ndryshimin e statutit të PD-së parashikonte një kryesi më të zgjeruar, ku përveç kryetarit të Këshillit Kombëtar, do të zënë vend edhe drejtues të disa strukturave të tjera.

Organizimi i Këshillit Kombëtar sipas departamenteve, kandidaturat për kryetarë bashkish të propozohen nga kryetari i partisë, zgjerimi i Kryesisë së Degës së Partisë, ku do të përfshihen edhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të PDSH. Kujtojmë se Kuvendi Kombëtar mblidhet ditën e nesërme ku pritet miratimi i 4 pikave të ditës së shtunë.

Paraardhëse

Plas debati në Kryesinë e PD, Spaho dhe Paloka përplasen me Gazment Bardhin për analizën e zgjedhjeve, e akuzojnë për manipulim me të dhënat

Pasardhëse

Përmbytjet në Gjermani, shpëtohen dy vajzat shqiptare, babai: Prita gjithë natën duke qarë mbi urë

Pasardhëse

Përmbytjet në Gjermani, shpëtohen dy vajzat shqiptare, babai: Prita gjithë natën duke qarë mbi urë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.