• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Basha godet Berishën në mbledhjen e Këshillit: Ndryshimet kushtetuese të 2008 të gabuara, nuk ndihmuan në përmirësimin e demokracisë

31 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
459
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Edhe pse Këshilli Kombëtar nuk mbajti një qëndrim për fatin e ish-kryeministrit Sali Berisha, kryetari Lulzim Basha ka dhënë sinjale distancimi.

Në fjalën e mbajtur para anëtarëve të Këshillit, Basha kujtoi paktin e vitit 2008 Berisha-Rama, të cilët ndryshuan sistemin zgjedhor në vend. Reagimi i Bashës duket se ka qenë i qëllimshëm pasi i kujtoi paraardhësit të tij se edhe ai ka bashkëpunuar me kryeministrin aktual. Sipas Bashës, ka një nevojë të madhe për ndryshime rrënjësore në mënyrë që të ketë një demokraci funksionale.

“E?shtë tashmë e qartë që ndryshimet kushtetuese të 2008-ës nuk i përshtaten më nevojës ulëritëse të shoqërisë shqiptare për më shumë demokraci, për kontrollin dhe balancën e pushteteve, ndaj për t’i dhënë fund kapjes së shtetit, duhen ndryshime rrënjësore që duhet të vijnë si një reflektim dhe veprim i përbashkët i Partisë Demokratike dhe intelektualëve, studentëve, pedagogëve, artistëve, gazetarëve, të rinjve e të rejave që kërkojnë një demokraci funksionale”, – tha ai.

Basha u shpreh se ndryshime të tilla duhen në mënyrë që të garantohet ndarja dhe balancimi i pushteteve. Sipas liderit demokrat këto ndryshime do të sillnin ushtrimin e plotë të demokracisë dhe çlirimin e vendit nga oligarkët.

“Këtë duhet ta bëjmë me dhe për shqiptarët që kërkojnë zgjedhje të lira, ndryshime kushtetuese dhe ligjore që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, që përmirësojnë përfaqësimin politik, që reformojnë ndarjen territoriale dhe demokratizojnë pushtetin. Që mundësojnë propozime për çlirimin e ekonomisë nga oligarkët dhe modelit të dështuar që po i marrin frymën sipërmarrjes së ndershme, për shkëputjen përfundimtare të politikës nga krimi”, – tha ai.

PD në mbrojtje të interesit publik

Nga ana tjetër kreu i PD u shpreh se shqiptarët janë viktima kryesore e një modeli dhe një regjimi që ndikon drejtpërdrejt në jetët e tyre. Ai tha se rendi e siguria në vendin tonë janë të lidhura me krimin dhe shteti u shërben klientëve jo qytetarëve. Sipas tij PD do të jetë çdo ditë në krah të qytetarëve për të mbrojtur interesin publik.

“Nuk u futëm në beteja vetëmohuese, duke hequr dorë nga çdo pushtet dhe çdo privilegj, për veten apo për karriget tona, por e kemi bërë dhe vazhdojmë ta bëjmë për Shqipërinë, për demokracinë dhe për shqiptarët, që janë viktimat kryesore të masakrës zgjedhore dhe të modelit të Edi Ramës. Jeta e tyre preket nga pasojat që ka prodhuar ky model shkatërrimtar. Ekonomia lëngon për shkak të korrupsionit dhe mungesës së konkurrencës, rendi dhe siguria janë në mëshirën e krimit me të cilin ka bashkëpunuar për të masakruar zgjedhjet, institucionet janë të kapura dhe u shërbejnë klientëve të regjimit jo qytetarëve. Plagët që ky model shkakton në shoqërinë shqiptare janë të shumta, prandaj ne duhet të jemi çdo ditë pranë çdo qytetari dhe në mbrojtje të interesit publik”, – u shpreh Basha.

Paraardhëse

Berisha në rrezik përjashtimi nga PD, pas takimit kokë më kokë me Bashën nis kërcënimet ndaj tij

Pasardhëse

“Do të ketë shumë gra”, analisti i njohur parashikon çfarë pritet të ndodhë me qeverinë e re të Edi Ramës

Pasardhëse

"Do të ketë shumë gra", analisti i njohur parashikon çfarë pritet të ndodhë me qeverinë e re të Edi Ramës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.