• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Basha fut në ankth Kryemadhin, Dukën, Mediun dhe Shehin, shtyn vendimin për listat e kandidatëve, skadon afati i vendosur nga aleatët

28 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
17
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të mbajë në ankth aleatët e tij sa i takon mënyrës se si opozita e bashkuara do të hyjë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Edhe pse në datën 15 dhjetor kryedemokrati Basha zhvilloi një takim me aleatët e tij, ku këta të fundit i vendosën një afat 10 ditor shefit të selisë blu, duke i kërkuar që brenda kësaj kohe duhet të zbardhet dhe të ndante me ta strategjinë e opozitës se si ajo do të shkojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Por në datën 26 dhjetor skadoi afati i vendosur nga aleatët për Bashën, ndërkohë që mësohet se lideri demokrat nuk është shprehur ende për këtë çështje.

Skadon afati, Basha shtyn vendimin për listat

Kështu burime të sigurtat të gazetës pohuan se të shtunën, që përkonte dhe me ditën kur lideri demokratë duhet të dilte më një qëndrim, aleatët e Partisë Demokratike kanë pritur gjithë ditën me shpresën se do të informoheshin mbi strategjinë se si opozita do të hyjë në zgjedhje. Mirëpo kryedemokrati Basha e ka shtyrë vendimin për listat e kandidatëve, duke bërë që ankthi dhe pritja të jenë sërish prezentë tek aleatët e PD.

Mësohet se ata janë zhgënjyer nga heshtja dhe mosmarrja e një vendimi nga ana e kreut të Partisë Demokratike, se si do të hyjnë në zgjedhje, pasi koha po ecën dhe zgjedhjet po afrojnë. Kështu që ky vendim i Bashës për të shtyrë vendimin për listat kandidatëve, i ka futur në ankth të gjithë. Të parët janë aleatët tradicionalë si kreu i PR, Fatmir Mediu. Kreu i LZHK, Dashamir Shehi dhe kreu i PAA, Agron Duka që janë në ankth, sepse ende nuk e dinë se çfarë do të ndodhë, me sa lista do të hyjë në zgjedhje opozita dhe çfarë duhet t’iu thonë qytetarëve gjatë takimeve, duke qenë se i kanë nisur ato. Ndërsa partia që është më në ankth dhe më e shpërqendruar është Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila i ka sytë nga Basha, pasi jo vetëm që nuk ka nisur takimet elektorale, por nëse do të shkojnë në zgjedhje me dy lista si opozita, ajo është partia më e dëmtuar.

Megjithatë, në këto kushte, kur lideri demokrat nuk ka vendosur ende se çfarë do të ndodhë dhe kush është strategjia që do të ndjekë opozita, mësohet se në lojë është futur presidenti Ilir Meta. Ky i fundit sipas informacioneve mësohet se po i ushtron presion Partisë Demokratike që në zgjedhjet e 25 prillit në qarqet e vogla opozita të shkojë me një listë të vetme dhe jo me dy.

Po ashtu, mësohet se paralelisht edhe zyrtarë të LSI po ushtrojnë presion ndaj Bashës që në qarqet e vogla të hyjnë me një listë në zgjedhje. Të gjitha këto tregojnë se modalja me një vendim nga ana e Bashës, dëmton tej mase partitë aleate të PD, pasi nuk e dinë ende se çfarë do të ndodhë. Megjithatë edhe pse shpresat që kreu i Partisë Demokratike të marrë një vendim për listat e kandidatëve brenda këtij viti janë të pakta, pritet të shihet edhe këto tre ditët e para të javës, ndoshta ai i suprimon ata. Sidoqoftë mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht. Kujtojmë që javën që kaloi një gjë të tillë se i kishin lënë 10 ditë afat Bashës, e pohoi kreu i PR, Fatmir Mediu.

“Takimin e fundit e kemi zhvilluar javën e kaluar dhe kemi konkluduar që brenda 10 ditëve duhet të finalizojmë marrëdhëniet për koalicionin me PD. Mendoj se është në interes të PD-së në radhë të parë që ta finalizojmë sa më parë bashkëpunimin. Është shumë e rëndësishme që të mos humbasim kohë”, – deklaroi Mediu.

Paraardhëse

Kastriot Islami: Rama sjellje arrogante me shqiptarët, është peng i Greqisë dhe Serbisë, shitja e territoreve kryefjala e tij

Pasardhëse

Kreshnik Spahiu: Zgjerimi i kufirit me 12 milje nga Greqia pa vlerë juridike, është ende në fuqi vendimi kundër paktit Basha-Bakojanis

Pasardhëse

Kreshnik Spahiu: Zgjerimi i kufirit me 12 milje nga Greqia pa vlerë juridike, është ende në fuqi vendimi kundër paktit Basha-Bakojanis

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.