• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Basha është pjesë e kësaj oligarkie korruptive”, Edvin Kulluri nxjerr prapaskenat e forta

19 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
58
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri shprehet i prerë se qeveria pas tetë vjetësh nuk ka bilanc pozitiv, por problemi qëndron se opozita është edhe me keq se qeveria.

Kulluri madje deklaroi për emisionin ‘Hard talk’ se që opozita të fitojë zgjedhjet e 25 prillit duhet që të ketë si kandidat për kryeministër një emër tjetër dhe jo Lulzim Bashën.

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri deklaron se fitorja e opozitës mund të vijë vetën nëse Lulzim Basha nuk do jetë kandidat për kryeministër dhe në vend të tij te jetë një emër konsesual dhe që krijon besim.

-Zoti Kulluri, nëse PD fiton zgjedhjet dhe Basha bëhet kryeministër a do kërkoni falje për të gjitha që keni thënë?

-Unë i kërkoj falje kujtdo ndaj të cilit kam bërë gabim. Gabimi është çështje morale nuk është çështje konjukture.

-A do i kërkoni falje apo jo Bashës?

–Unë me modelin sharlatanesk të drejtimit të opozitës që mbase dhe mund të jetë në drejtim të qeverisjes nesër, nuk kam për të rënë kurrë dakord sepse është çështje parimesh dhe vlerash. Nëse opozita e sotme fiton zgjedhjet, që për mua do ishte çudi e madhe, për shkak se nuk qëndron mbi fondamentet mbi të cilat duhet të ishte e vendosur, morale flasim mbi të gjitha dhe politike, unë jo vetëm s’do kërkoj falje por fatkeqësisht do provoj tezën se do jetë një qeverisje e keqe. Për shkak se principet mbi të cilat është e bazuar kjo opozitë sot, që është mungesa e transparencës. Unë kërkoj falje kur e kam gabim. Pastaj nëse këtu fiton Lulzim Basha apo Monika Kryemadhi kjo nuk është çështja ime dhe nuk mund të jetë qeveria që më përfaqëson mua për shkak të principeve për të cilat kam folur. Ti sot ke një opozitë së cilës i mungon transparenca, i mungon vendimmarrja demokratike, i mungon mbajtja e përgjegjësisë që ka principe qeverisjeje, dhe mbi të gjitha sot elita e PD ose ta themi troç kryetari i PD është pjesë e kësaj oligarkie politike, ekonomike, korruptive.

-Si e vërtetoni ju këtë?

-Nëse Shqipëria ka marrë këtë rrugë, nëse situata ekonomike është në krizë, dhe kjo ka prodhuar mungesë besimi që njerëzit po marrin valixhet po ikin, bizneset e familjes së zotit Basha shkojnë vetëm në rritje. Mjafton kaq për të kuptuar se për çfarë morali flasim për kryetarin e opozitës. Fakti ekziston përtej atij që e denoncon. Lulzim Basha duhet të hapë krahun për një kandidat tjetër për kryeministër që të bashkojë opozitën. Nëse PD do të fitojë zgjedhjet e 25 prillit bashkë me aleatët e saj, për mua e vetmja zgjidhje është tërheqja e Lulzim Bashës.

Paraardhëse

“25 prilli do ta thyejë në mes rilindjen socialiste”, Monika Kryemadhi habit me deklaratën e saj

Pasardhëse

Pas borës dhe acarit, çfarë pritet të ndodhë në vendin tonë pas datës 22 Janar, zbardhen ç’parashikojnë të dhënat meteorologjike

Pasardhëse

Pas borës dhe acarit, çfarë pritet të ndodhë në vendin tonë pas datës 22 Janar, zbardhen ç’parashikojnë të dhënat meteorologjike

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.