• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Basha është në hall”, analisti i njohur nxjerr prapaskenat nga selia blu dhe zbulon dy rrugët që duhet të ndiqen

8 September, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
100
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shpallja non-grata e Sali Berishës nga SHBA dhe ultimatumin e ambasadores Yuri Kim për mos futjen e tij në Kuvend, po shkakton mjaft zhurmë brenda PD-së dhe jo vetëm.

Analisti Armand Shkullaku shprehet se kryedemokrati Lulzim Basha duhet të mbajë një qëndrim zyrtar në lidhje me futjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në Parlament, kur edhe dy ditë na ndajnë nga seanca e parë e Kuvendit. I ftuar në emisionin “Log” Shkullaku tha se Basha është në ‘hall’ përsa i përket futjes së Berishës në Kuvend dhe se nuk mund të presin që këtë ‘hall’ ta zgjidhë vetë ish-kryeministri.

Sipas Shkullakut, rrugët janë vetëm dy: Ose PD duhet të ndiqte standardin që ka kërkuar nga kundërshtarët politikë dhe Berisha nuk mund të jetë pjesë e grupit parlamentar ose të ndiqte rrugën e dytë dhe më të ndershme sipas tij, të mos distancohet nga dikush që e ke pasur në identitetin tënd. Ai shton se qëndrimi i Bashës duhet të ishte në mbështetje të Berishës.

“Që në ditën e parë PD duhet ta kishte marrë vendimin. Nuk është i lehtë. Por në momentin që u shpall “non grata” ishin dy mundësi; ose PD (nëse ishte e bindur) duhet të ndiqte standardin që ka kërkuar nga kundërshtarët politikë dhe (Berisha) nuk mund të jetë pjesë e grupit parlamentar ose jo, nuk besojmë te këto akuza, “është shtylla kurrizore e partisë, fytyra e PD” dhe do i qëndrojmë deri në fund.

Nuk mund të ecet me idenë se z.Berisha do të tërhiqet vetë, as do të vetëflijohet për PD, pasi nuk mund të pretendohet që çdo hall që ka kjo parti apo z. Basha, t´ia zgjidhë Berisha. Nëse ka një periudhë që Berisha mund të shpallej “non grata” ishte periudha 1992-1997, ku kishe një lider të opozitës në burg, kishe gazetar në burg, kishe piramidat, kishe zgjedhjet e 26 majit, pra kishe shumë arsye që mund të merrej një vendim politik në atë kohë kundër Berishës dhe nuk u mor.

Z.Berisha thotë se nuk ka as prova dhe fakte, ne nuk e dimë ende nëse ka prova apo fakte sepse nuk janë publikuar, atëherë, z. Basha ose mund t´i qëndrojë kësaj linje dhe të shprehet duke artikuluar një vendim, ose të marrë vendimin tjetër. Nuk është i lehtë. Por në momentin që u shpall “non grata” ishin dy mundësi; ose PD (nëse ishte e bindur) duhet të ndiqte standardin që ka kërkuar nga kundërshtarët politikë dhe (Berisha) nuk mund të jetë pjesë e grupit parlamentar ose jo, nuk besojmë te këto akuza, “është shtylla kurrizore e partisë, fytyra e PD” dhe do i qëndrojmë deri në fund. Na jepni prova para se të shprehemi, janë zvarritje. Basha duhet të marrë një akt politik. Rruga e dytë do të ishte më e ndershme, nuk mund të distancohet nga dikush që e ke pasur në identitetin tënd. Qëndrimi i Bashës duhet të ishte në mbështetje të Berishës,” – tha Shkullaku.

Paraardhëse

Çështja e Sali Berishës shkakton tension brenda PD-së, Arben Ristani shpërthen i revoltuar dhe nuk lë gjë pa thënë

Pasardhëse

“Jo me dy standarde”, analisti i njohur kritika Bashës, tregon lëvizjen që duhet të bëjë kryedemokrati në lidhje me Sali Berishën

Pasardhëse

“Jo me dy standarde”, analisti i njohur kritika Bashës, tregon lëvizjen që duhet të bëjë kryedemokrati në lidhje me Sali Berishën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.