• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Basha bisedë me të rinjtë e Këshillit Rinor të Ballkanit: Sfida ime si kryeministër i ardhshëm mbetet mbështetja dhe punësimi

13 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një bisedë online më të rinjtë e Këshillit Rinor të Ballkanit duke u prezantuar edhe programin ”Rinia fiton”.

Basha zotohet se sfida e tij si kryeministër i ardhshëm mbetet mbështetja dhe punësimi i studentëve pas përfundimit të shkollës.Po ashtu ai ka renditur edhe përfitimet e të rinjve nga programi i PD, si 5 mijë bursat e plota në vot, zerimi apo përgjysmimi i tarifave, mbështetja për familjet me të ardhura nën 64 mijë lekë të reja në muaj apo praktikat e paguara për 10 mijë ekselentët, në masën e 30 mijë lekëve të reja në muaj.

Sipas Bashës, programi i PD u jep zgjidhje problemeve kryesore të rinisë shqiptare.

Statusi i Bashës:

“Sot në një bisedë me të rinjtë e Këshillit Rinor të Ballkanit, u ndalëm tek problemet e tyre, sikundër diskutuam dhe për programin tonë “Rinia Fiton”, që u jep zgjidhje problemeve kryesore të rinisë shqiptare. Ndalja e largimit të të rinjve, reforma në çdo hallkë të arsimit, mbështetja financiare për studentët nga familjet e varfra, por dhe perfshirja e të rinjve në politikë dhe vendimmarrje, ishin disa nga çështjet për të cilat i njoha të rinjtë e Këshillit Rinor të Ballkanit me detajet e programit tonë për rininë, që do t’i japë zgjidhje këtyre problematikave.

Ne angazhohemi të japim 5000 bursa të plota në vit për të rinjtë dhe të zerojmë apo t përgjysmojmë tarifat universitare në bazë të të ardhurave mujore të familjeve të tyre. Do të ofrojmë mbështetje shtesë për të rinjtë nga familjet me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj.

Studentët do të kenë praktika të paguara prej 30.000 lekë të reja në muaj për 12 muaj, për 10.000 më të mirët prej tyre.

Angazhohemi të krijojmë 4 inkubatorë biznesi brenda 4 viteve, për të zhvilluar ide inovatore dhe për të promovuar sipërmarrjen e punësimit në vend. Skema financimi për të gjithë të rinjtë nga zonat e largëta e të varfra të vendit, që duan të fillojnë një biznes.

Sfida ime si kryeministër i ardhshëm mbetet mbështetja dhe punësimi i studentëve pas përfundimit të shkollës.”- shkruan Basha.

Paraardhëse

Përkeqësohet moti, mblidhet Shtabi i Emergjencave në Elbasan

Pasardhëse

Taulant Balla ironizon programin e PD: I ngjashëm me atë të vitit 1996

Pasardhëse

Taulant Balla ironizon programin e PD: I ngjashëm me atë të vitit 1996

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.