• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

25 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
347
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zbuluar emrat e atyre që po mbështesin Berishën për t’i marrë frenat e partisë. Ditën e shtunë kreu i PD Basha doli në një konferencë për mediat, ndërsa ripërsëriti edhe njëherë se largimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar demokrat nuk ka kthim pas. Por në fjalën e tij të gjatë, zoti Basha zbuloi disa nga arsyet se përse ai gjendet nën shënjestër, ndërkohë që ka bërë publike organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD. Sipas tij, përveç ish-kryeministrit Berisha po investohen për ta rrëzuar atë edhe një emër tjetër, duke shënjestruar presidentin.

“Unë nuk i jam përgjigjur siç kam thënë dhe nuk kam ndërmend t’u përgjigjem gënjeshtrave flagrante që thuhen kundër meje dhe pastaj amplifikohen nga një makineri e tërë që është vënë në lëvizje për këtë punë, ku aksionerë të fshehtë është dhe Edi Rama dhe dikush tjetër se ia bëjnë mu, e shohin të gjithë shqiptarët, sepse nuk është stili im në radhë të parë, nuk është rruga ime dhe nuk u shërben as demokratëve as Shqipërisë. Vendimi im ka qenë vendim i një lidershipi të përgjegjshëm ndaj demokratëve, vendim që nuk mund të shmangej, vendim që duhet ta merrja dhe jo të hiqesha mënjanë dhe të shikoja PD të zhytej në humnerë. Ky vendim është vendim i marrë. Është vendim i marrë jo për mua, për demokratët, është vendim që i qëndroj 100%”, deklaroi ai.

Por nëse e analizojmë me kujdes këtë deklaratë, dyshimet janë se personi i tretë që kërkon të largojë Lulzim Bashën nga drejtimi i Partisë Demokratike, është presidenti Ilir Meta. Edhe pse ky i fundit nuk përmendet me emër, logjika të imponon që përveç ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryeministrit Edi Rama, politikani më i rëndësishëm në vend është presidenti Ilir Meta, i cili po kërkon të përfitojë nga kjo situatë duke ushqyer zjarrin foltores antiamerikane. Meta ka dalë disa herë publikisht krah Berishës, ndërkohë që Basha në një mbledhje grupi e akuzoi drejtpërdrejt se po punon kundër tij.

Megjithatë, kreu i PD, Lulzim Basha është kujdesur që ta sulmojë edhe me emër presidentin Ilir Meta. Teksa ishte duke folur për reformën në drejtësi, kryedemokrati Basha theksoi se merita për miratimin e ligjeve kryesore të saj, siç ishte për shembull ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme i takon Partisë Demokratike dhe jo presidentit Meta.

“Nëse ka një ligj që kaloi me votat tona nga 7 ligjet, është ligji për SPAK-un dhe BKH-në. Kjo për arsye sepse SHBA-të, ndryshe nga Romana Vlahutin, insistuan që amendamentet tona të përfshiheshin në ligjin e SPAK-ut dhe të BKH-së. Dhe problemet që shikoni sot në të gjithë aspektet e tjera që mbulojnë 6 ligjet e tjera që kaluan me votat Rama-Meta në atë kohë, janë pikërisht rezultat i injorimit të amendamenteve të Partisë Demokratike. Pra, reforma ka kaluar me 140 vota, përfshirë dhe votën e Sali Berishës dhe ligji për SPAK-un ka kaluar me votat tona me gjithë votat e grupit parlamentar të PD”, nënvizoi ai. Mirëpo sulmet ndaj presidentit Ilir Meta nuk janë të panjohura, pasi kohët e fundit kreu i PD, Lulzim Basha e ka akuzuar kreun e shtetit, madje dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim edhe në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat dhe përmes qarkoreve dërguar krerëve të degëve.

Paraardhëse

Statuti penalizon Berishën, ja emrat që kanë në dorë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, dhjetori muaji vendimtar

Pasardhëse

Hapja e kutive të 25 prillit, kandidatët e PD dhe LSI u vjedhin votat Berishës dhe Kryemadhit

Pasardhëse

Hapja e kutive të 25 prillit, kandidatët e PD dhe LSI u vjedhin votat Berishës dhe Kryemadhit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.