• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Barometri i Ballkanit 2023: Shqipëria, shteti më i korruptuar në rajon, ia kalon edhe Bosnjes

19 July, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
106
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shtetasit shqiptarë mendojnë se shteti i tyre është më i korruptuar në krahasim me të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, sipas rezultateve të fundit të sondazhit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) për Barometrin e Ballkanit për vitin 2023.

38% e të anketuarve shqiptarë mendojnë se korrupsioni është një problem i rëndësishëm për ekonominë e vendit.

Ky perceptim është më i larti në rajon në 2023, me një diferencë prej 12 pikë përqindje në krahasim me shtetin e dytë pas nesh, Bosnjë Hercegovina me 26% dhe Maqedonia e Veriut po me 26%.

Për Malin e Zi dhe Serbinë treguesi është 25%, ndërsa shtetasit e Kosovës kanë perceptimin më të ulët të korrupsionit në Ballkanin Perëndimor, me 22%. Mesatarja e rajonit është 27%.

Përqindja e shqiptarëve që mendojnë se korrupsioni është shqetësim për ekonominë e vendit është rritur ndjeshëm në krahasim me një vit më parë, kur treguesi ishte 27% dhe vendi renditej i treti pas Bosnjë Hercegovinës (34%) dhe Serbisë (28%).

Ndryshe nga gjithë vendet e tjera të Ballkanit, vetëm Shqipëria ka pësuar një përkeqësim kaq të lartë të perceptimit të korrupsionit. Maqedonia e Veriut ka shënuar një rritje të lehtë me një pikë përqindje, ndërsa në shtetet e tjera perceptimi i qytetarëve për korrupsionin ka rënë, sidomos në Bosnjë Hercegovinë. (shiko grafikun: Cilat mendoni se janë problemet kryesore me të cilat përballet ekonomia?- KORRUPSIONI).

Shqetësimi më kryesor për shtetasit shqiptarë është ekonomia, me 50% të të anketuarve. Gjithsesi, ky nivel është i treti në rajon, pas Maqedonisë së Veriut (55%) e Malit të Zi (51%) dhe në nivele të ngjashme me Serbinë.

Një tjetër problem që është më shqetësues për shtetasit shqiptarë sesa për vendet e tera të rajonit është emigrimi i turrit.

41% e të anketuarve shqiptarë mendojnë se ikja e trurit dhe emigracionit janë problem i rëndësishëm, shumë më i lartë sesa në shtetet e tjera dhe mesatarja rajonale prej 26%.

Shtetasit shqiptarë nuk shqetësohen për krimin, me vetëm 10% të tyre që mendojnë se është problem, më i ulëti në rajon. Rekordin për këtë tregues e mban Mali i Zi me 17%.

Shtetasit e Kosovës kanë një perceptim interesant për problemet që ata kanë mendojnë se ka ekonomia e tyre.

Ndërsa për situatën ekonomike janë më pak të shqetësuarit në rajon (26%, përkundrejt 47% që është mesatarja rajonale), ata mendojnë se një problem shumë i rëndësishëm është sistemi i edukimit, me 34%, nga 11% që është mesatarja rajonale. Në kontrast, vetëm 3% e të anketuarve shqiptarë e shikojnë sistemin e edukimit si një problem kryesor për ekonominë e tyre.

Për të nëntën herë radhazi, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal publikon rezultatet e Barometrit Ballkanik – sondazhi vjetor i realizuar me gjashtë mijë qytetarë nga i gjithë Ballkani Perëndimor, duke dhënë një pasqyrë mbi opinionet e tyre rreth bashkëpunimit rajonal, integrimit në BE, besimit tek institucionet publike dhe media, shqetësimet e tyre më të mëdha, punësimi, ndryshimet klimatike, siguria, jeta digjitale, transporti, sundimi i ligjit, udhëtimet, etj./MONITOR

Paraardhëse

Paralajmëron shkencëtari i NASA-s: Kjo mund të jetë vera më e freskët për pjesën tjetër të jetës suaj

Pasardhëse

Kërkoi një masë më të butë sigurie, del vendimi i fundit për çështjen ‘Beleri’

Pasardhëse

Kërkoi një masë më të butë sigurie, del vendimi i fundit për çështjen 'Beleri'

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.