• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Bardh Spahia ia numëron ‘një për një’ Ramës pas daljes së fundit për COVID-19: Shqiptarët nuk kanë për t’ia harruar kurrë

28 May, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia, ka reagua pas daljes së fundit të kryeministrit Edi Rama për koronavirusin, duke thënë se ai del enkas për të qarë hallin e vet.

Sipas ish-deputetit, kryeministri duhet të thotë se çfarë bëri për shqiptarët, pasi i mbylli për më shumë se 10 javë.

Mesazhi i ish-deputetit:

“KUR EDI RAMA DEL ENKAS PER TE QARE VEC HALLIN E VET

Mbi 10 javë izolim dhe në atë që e quan daljen e fundit publike, në vend të një bilanci, del e vetëmburret dhe qurravitet se nuk e paskan kuptuar se sa shumë paska bërë për shqiptarët në kohën e Covid-it! Pra pas mbi 10 javësh, shqiptarët duhet të dëgjojnë “hallin” e kryeministrit se si e paskan kritikuar e sharë. Problemi i këtij vendi qenka gjendja emocionale e kryeministrit! Se çfarë bëri për shqiptarët, për të mos merituar kritikat, denoncimet apo edhe mallkimet, këtë nuk e thotë! Minimumi pasi i izoloi për mbi 10 javë duhet të bëjë transparencë:

– Sa ishte fondi që u përdor në këto 10 javë për të përballuar epideminë?

– Cfarë shkoi mirë e cfarë keq në drejtim të mbrojtjes së personelit shëndetësor, që ishte në vijën e parë të përballjes me virusin?

– Sa ishte fondi (përfshi pajisjet mjekësore)i dhuruar nga institucione ndërkombëtare?

– Cfarë u ble konkretisht për nevoja të përballimit të epidemisë e me cfarë cmimi?

– Si rezultoi kostoja e heqjes së shërbimit të mjekëve të familjes dhe e specialistëve në javët e izolimit total?

– Sa qytetarë humbën vendet e punës e a ka një projeksion se sa do e humbin në javët në vazhdim?

– Cila është strategjia e qeverisë për të rikuperuar këto vende pune?

– Sa është numri i bizneseve, në fshat e qytet që patën rrënim të aktivitetit për shkak të ndërprerjes së tij?

– Sa është numri i bizneseve që do ndihmohen konkretisht?

– Ku është paketa e tretë e ndihmës, që vendet e tjera e kanë dhënë prej ditësh?

– Sa është projeksioni i qeverisë për rënien ekonomike dhe a ka një strategji për ta tejkaluar në planin afatmesëm apo afatgjatë?

– Pra, cfarë bilanci tjetër ka përvec tenderave sekretë me cmime stratosferike për të cilët refuzon të bëjë transparencë edhe pse ka përdorur taksat e shqiptarëve?

– Cfarë bilanci tjetër ka përvec shkatërrimit natën të teatrit kombëtar, fiks sic Enver Hoxha shkatërroi me dinamit po natën godinën e bashkisë së Tiranës, aty ku sot ndodhet muzeu kombëtar?

Asnjë përgjigje për këto, se janë hallet e shqiptarëve, por jo të Edi Ramës. Por ka të drejtë që ndihet si viktimë. Ua dha shembullin konkret në ditët më të vështira shqiptarëve se nuk u bëhet vonë për ta. Dhe nuk kanë për ta harruar! Kjo është pak por e sigurtë!” – shkruan Spahia.

Paraardhëse

Kreshnik Spahiu: Rama duhet të qeverisë me Bashën në mandatin e tretë, që të krijohet opozita e vërtetë

Pasardhëse

Prezantoi për herë të parë publikisht djalin e saj të birësuar, moderatorja shqiptare zbulon arsyen e këtij vendimi të papritur

Pasardhëse

Prezantoi për herë të parë publikisht djalin e saj të birësuar, moderatorja shqiptare zbulon arsyen e këtij vendimi të papritur

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.