• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Bardh Spahia akuza ministres Manastirliu se po fsheh numrin e të infektuarve të personelit mjekësor

31 May, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka akuzuar ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliun se po fsheh numrin e të infektuarve nga personeli shëndetësor.

Pas përditësimit të të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë se ishin 2 të infektuar nga personeli shëndetësor, Spahia thotë se vetëm në qendrën shëndetësore numër 9 ka 4 anëtarë të personelit të prekur nga koronavirusi.

Spahia akuzon Manastirliun se po ndihmon në përhapjen e virusit mes mjekëve dhe pacientëve, duke mos zbatuar protokollet anti-covid dhe duke fshehur shifrat.

“Pa dyshim zonja ministre, do hysh në historinë e shëndetësisë shqiptare, si njollë e zezë e modelit, që jo thjesht nuk dinte, por as nuk donte të vendoste të parën sigurinë shëndetësore të shqiptarëve, edhe pse paguhej nga taksat e tyre”, shprehet ndër të tjera Spahia.

Postimi i plotë:

“OGERTA, SI NUK TE “TMERRON“ QE PO FSHEH NUMRIN E TE INFEKTUARVE TE PERSONELIT SHENDETESOR?

E pabesueshme se si mund të gënjehet kaq paturpësisht, duke fshehur shifrën reale të të infektuarve në personelin shëndetësor!

Sot ministria e shëndetësisë tha se nga 35 anëtarë të personelit shëndetësor të testuar, vetëm 2 kanë rezultuar pozitivë. Kjo është një gënjeshtër skandaloze dhe e paturpshme! Vetëm në qendrën shëndetësore nr 9, vatra e re e infeksionit Covid-, kanë rezultuar pozitivë.

4 anëtarë të personelit, 2 mjekë, një infermiere dhe personi në recepsion. Dhe testet në këtë qendër u bënë, vetëm pasi u denoncua se pas identifikimit të 2 të infektuarve të parë, personelit nuk u ishin bërë tamponët. Testet janë bërë dje por vetëm disa anëtarëve të personelit që paraqisnin simptoma dhe disa familjarëve të tyre, por jo të gjithë personelit të Qendrës. Nga testimet e pjesshme kanë rezultuar pozitivë 4 anëtarë të personelit mjekësor, ndërsa ministria raporton vetëm 2 në total.

Si mund të talleni në këtë mënyrë si me personelin shëndetësor ashtu edhe me qytetarët, të cilëve u keni detyrimin e transparencës?

Si nuk të vjen zor zonja ministre e shëndetësisë, që manipuloni kaq trashë shifra, që janë të verifikueshme nga vetë të interesuarit?

Si nuk “tmerrohesh“ që luan kaq paturpësisht me shëndetin e njerëzve?

Si nuk “tmerrohesh“ që edhe pse ke të paktën 6 të infektuar në Qendrën Shëndetësore nr.9, bën testim të pjesshëm e jo të plotë, në këtë vatër të re infeksioni?

Pse po ndihmon në përhapjen e virusit mes mjekëve e pacientëve, duke mos zbatuar protokollet anti Covid, e duke fshehur shifrat pastaj?

Si ka mundësi që nuk të “tmerron“ fakti se QSUT dhe Qendra Shëndetësore nr.9 janë kthyer në vatra infeksioni, sic u “tmerrove“ dje nga qytetarët që u mblodhën spontanisht rreth kreut të opozitës në Durrës?

A nuk është përgjegjësia jote direkte, siguria e personelit shëndetësor, por edhe e pacientëve që i drejtohen strukturave shëndetësore publike?

A nuk je ti zonja ministre e shëndetësisë, që ke vendosur rregullat e propozuar ndëshkimet në Kodin Penal për mosrespektim të masave të sigurisë, si dhe për ata që bëhen burim infeksioni me apo pa dashje?

Si nuk “tmerrohesh“ që po i shkel vetë këto rregulla e falsifikon shifra, ndërsa për sigurinë shëndetësore të shqiptarëve paguhesh me taksat e tyre, e jo me lekët e Edi Ramës apo të PS?

Pa dyshim zonja ministre, do hysh në historinë e shëndetësisë shqiptare, si njollë e zezë e modelit, që jo thjesht nuk dinte, por as nuk donte të vendoste të parën sigurinë shëndetësore të shqiptarëve, edhe pse paguhej nga taksat e tyre.” shkruan Spahia.

Paraardhëse

Edvin Kulluri shpërthen keq ndaj Bashës pak orë para mbylljes së afatit për Reformën Zgjedhore

Pasardhëse

Kulla 25 katshe! Paratë e kujt fshihen pas saj?

Pasardhëse

Kulla 25 katshe! Paratë e kujt fshihen pas saj?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.