• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Barak Obamën e duan më shumë kosovarët sesa amerikanët

7 January, 2016
në Kosovë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

obama-putin-700x467Barak Obamën e duan më shumë kosovarët sesa amerikanët

83 për qind e shqiptarëve të Kosovës e kanë shfaqur përkrahjen e tyre për presidentin amerikan Barack Obama. Kjo është përkrahja më e madhe e tij nga qytetarët e një vendi të botës.

“Galup internacional” ka zhvilluar një hulumtim të gjerë për popullaritetin e liderëve botërorë. Hulumtimi është bërë në 65 vende të botës, në të kanë marrë pjesë 63 mijë persona e përgjigjet i kanë dhënë përmes telefonit, internetit por edhe drejtpërsëdrejti, transmeton Koha.net.

Edhe pse jo shumë i popullarizuar në vendin e vet, presidenti amerikan në largim Barack Obama është politikani më i dashur botëror në listën e përgjithshme. Pas tij në ranglistë janë kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri britanik David Cameron, kryetari i Francës François Hollande dhe kryeministri indian Narendra Modi. Të anketuarit, krahas këtyre kanë votuar edhe kryetarin e Kinës Si Jinpin, kryetarin e Rusisë Vladimir Putin si dhe liderët e Arabisë Saudite e të Iranit Salman al Saud e Hasan Rohani.

Presidenti amerikan Barack Obama është më i dashuri në Kosovë. Në këtë vend Obamën e përkrahin 83 për qind e të anketuarve. Pas tyre janë Vietnami, Portugalia, Suedia dhe Kolumbia. Presidentin amerikan më së paku e duan rusët, por edhe palestinezët,pakistanezët, izraelitë dhe serbët. Në fund të listës janë vetë ShBA, ku vetëm çdo i dhjeti banor e përkrah.

Nga ana tjetër, Vladimir Putin përkrahjen më të madhe e ka në Armeni, Vietnam, Mongoli, Serbi e Rusi. 72 për qind e qytetarëve të Serbisë dhe po kaq të Rusisë e përkrahin presidentin rus. Më së paku Putinin e duan finlandezët, 83 për qind. Pas tyre janë suedezët, portugezët, holandezët dhe shqiptarët e Kosovës.

Paraardhëse

Celulari që daton nga shekulli XIII

Pasardhëse

Imazhe të mahnitshme nga çatitë e Dubait

Pasardhëse

Imazhe të mahnitshme nga çatitë e Dubait

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.