• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Banorët Gazës në kërkim të ushqimit ujit dhe sigurisë

15 October, 2023
në Botë, Kryesore, Lajme
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mbi 2.3 milionë civilëve në Gaza, është duke iu vështirësuar jetesa pa ushqim, ujë dhe mungesë sigurie, teksa shqetësohen edhe për ndonjë intervenim tokësor izraelit, një javë pasi militantët e Hamasit kanë kryer sulme të përgjakshme në Izrael.

Ndonëse mijëra persona e kanë dëgjuar urdhrin e Izraelit për t’u shpërngulur nga veriu për në jug të Gazës, mijëra të tjerë janë nëpër spitale.

Forcat izraelite, të mbështetura nga prezenca e anijeve luftarake amerikane në rajon, janë pozicionuar afër kufirit të Gazës dhe janë stërvitur për atë që Izraeli, ka thënë se do të jetë fushatë e gjerë për ta shkatërruar grupin militant Hamas.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se 2.329 palestinezë janë vrarë prej nisjes së luftimeve, më shumë sesa në luftën e Gazës më 2014, e cila ka zgjatur rreth gjashtë javë.

Ky konflikt është më vdekjeprurësi për Gazën në krahasim me katër luftëra tjera që është përfshirë me Izraelin.

Në anën tjetër, më shumë se 1.300 izraelitë janë vrarë nga sulmet e Hamasit më 7 tetor.

Kjo shifër është më e larta për Izraelin prej konfliktit të vitit 1973, me Egjiptin dhe Sirinë.

Izraeli ka lëshuar disa paralajmërime për mbi 1 milion palestinezë që të largohen nga veriu i Gazës, me arsyetimin se dëshiron të mos ketë civilë kur ta luftojë Hamasin.

Hamasi, në anën tjetër, u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se një eksod kaq i shpejtë në Gazën 40-kilometërshe, nën rrethim të plotë, do të shkaktojë situatë të rëndë humanitare.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka thënë se evakuimet janë të barasvlefshme me “dënime me vdekje” për më shumë se 2.000 pacientë në spitale në pjesën veriore, përfshirë foshnjat e sapolindura që janë nëpër inkubatorë apo në kujdes intensiv.

Sipas OKB-së, gjeneratorët e spitaleve në Gazë kanë naftë vetëm edhe për dy ditë, dhe më pas do të rrezikohet jeta e mijëra pacientëve.

Gaza veçse ka qenë duke u përballur me krizë humanitare, për shkak të mungesës së ujit dhe ilaçeve, të shkaktuar nga rrethimi izraelit.

Pas mbylljes së disa furrave, disa banorë janë ankuar se nuk kanë arritur të blejnë bukë për fëmijët e tyre.

Shumë banorë janë parë të mërzitur e disa të zemëruar, sepse i kanë humbur të gjitha kontaktet me familjarët.

Ushtria izraelite ka thënë të dielën se një sulm ajror në jug të Gazës e ka vrarë një komandat të Hamasit.

Izraeli ka thënë se i ka sulmuar 100 shënjestra ushtarake përgjatë natës, qendra komanduese dhe zona për nisje raketash.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka thënë të shtunën vonë se Shtetet e Bashkuara do ta dërgojnë një lansuese të dytë raketash në lindje të Mesdheut, si shenjë për ta ndihmuar çdo aleat për ta luftuar çdo aleat të Hamasit, sikurse Iranin, apo Hezbollahun e Libanit.

Ndërkohë, përmes një fjalimi televiziv, zyrtari i lartë i Hamasit, Ismail Haniyeh, ka thënë se “të gjitha masakrat” nuk do ta thyejnë popullin palestinez.

Një sulm ajror izraelit afër kampit të refugjatëve Jabalia, në veri të Gazës, i ka lënë të vdekur 27 persona dhe i ka plagosur mbi 80, kanë thënë autoritetet shëndetësore në Gaza.

Shumica e viktimave është thënë se kanë qenë gra dhe fëmijë.

Ende nuk është e qartë se sa palestinezë kanë mbetur në veri të Gazës deri në mëngjesin e së dielës, mirëpo besohet se 1 milion njerëz janë shpërngulur brenda Gazës këtë javë.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, është shprehur shumë e shqetësuar për palestinezët që nuk mund të largohen sikurse “gratë shtatzëna, fëmijët, personat me nevoja të veçanta dhe të moshuarit”.

Kjo agjenci i ka bërë thirrje Izraelit që t’i mos sulmojë civilët, spitalet, shkollat, klinikat dhe lokacionet e OKB-së.

Paraardhëse

Aksident në Malësi të Madhe, 24-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin 77-vjeç

Pasardhëse

Tërmet i fortë në Afganistan, lëkundja e tretë brenda javës

Pasardhëse

Tërmet i fortë në Afganistan, lëkundja e tretë brenda javës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.