• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Bamir Topi flet për zgjedhjen e presidentit të ri: Begaj është një figurë e pastër

14 June, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
32
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-presidenti Bamir Topi ka folur mbrëmjen e sotme për zhvillimet politike në vend si dhe zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Gjatë fjalës së tij, Topi thotë se Begaj është një figurë e “pastër” jashtë politikës por do të gjykohet pasi të ushtrojë detyrën e presidentit, pasi sipas tij çdo koment tjetër momentalisht do të jetë paragjykim. Gjithashtu Topi nuk kurseu kritikat për kryeministrin Edi Rama i cili me deklaratat e tij po vazhdon luftën politike me Ilir Metën dhe Sali Berishën.

Presidenti Bajram Begaj – “Pas vitit 2008 çdo mazhorancë politike shkon tenton për të zgjedhur një president në raundin e katërt, kështu ka ndodhur në vitin 2012, kështu ka ndodhur në vitin 2017, po ashtu edhe në 2022. Pra të gjithë elementët e kornizës kushtetuese të bëjnë që të parashikosh që Shqipëria zor se do të ketë edhe në të ardhmen një President konsensual, pra është pranuar nga të të gjithë. Ky ishte një skenar i Edi Ramës ku u tërhoq opozita dhe më pas erdhi zgjedhja e presidentit nga Rama. Begaj është një njeri me parametra njerëzor por që nuk ka pasur lidhje me politikën. Unë mendoj se ky është nder i madh për të qenë në krye të shtetit shqiptar për 5 vite. Begaj do të gjykohet gjatë ushtrimit të detyrës së tij, nuk bëhet paragjykim. Por në komunikimin e parë unë besoj që do të ketë dinjitet në ushtrimin e detyrës”, u shpreh fillimisht Topi.

Berisha kundër Begajt – “Deklarata e Berishës nuk ka të bëjë personalisht me Begajn i cili ishte në një detyrë të lartë si shef i shtabit të Përgjithshëm. Berisha atakon konkretisht propozimin e Ramës. Berisha tha se Rama i ka gjitha pushtetet, Berisha e njeh si emërtesë të pushtetit të Edi Ramës. Begaj mund të demostrojë që ka integritet dhe premisa për të përfaqësuar atë institucion ashtu siç i takon. Nëse presidenti i zgjedhur do të sprovohet në sfidat e detyrueshme të përplasjes institucionale sepse e tillë është situata , atëherë këto konsiderata mund të vlerësohen gjatë rrugës.”-tha ai.

Ilir Meta President dhe deklaratat e Ramës – “Ishte një startim i keq i Edi Ramës për të dhënë konsiderata për një institucion i cili po e mbyll 5-vjecarin e Metës e cila përfundon më 24 korrik. Çdo deklaratë tregon cinizëm, tregon vazhdimin e luftës politike të panevojshme, tregon se ky njeri është potent në politikë dhe institucione. Është fyese që të merresh në rolin e supervizuesit të presidencave që kanë kaluar 30 vite. Leja historianëve gazetarëve të japin konsiderata dhe të bëjnë krahasime pasi kryeministrit Edi Rama nuk i takon. Nga kjo pikëpamje kur je i zbuluar vetë nuk mund të japësh komente për të tjerët. Çfarë ka kaluar nuk ka nevojë për ta diskutuar. Sot jemi në një fazë akute të sëmundjes që ka politika dhe besoj një nga protagonistët dhe shkaktar të kësaj situate është edhe vetë zoti Rama”, u shpreh Bamir Topi.

Paraardhëse

Adriatik Lapaj flet për hartën e re gjyqësore: Është cënuar e drejta e qytetarit për të pasur akses në drejtësi

Pasardhëse

“O drejtoje emisionin ose mbylle”, plas debati i fortë mes Spartak Ngjelës dhe moderatores Eni Vasili

Pasardhëse

"O drejtoje emisionin ose mbylle”, plas debati i fortë mes Spartak Ngjelës dhe moderatores Eni Vasili

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.