• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Balluku: Në 12 vite nuk bëtë ç’bëri Gjiknuri në 14 muaj dhe unë në 18 muaj

9 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur sot në parlament lidhur me konçesionin e rrugës Milot – Fier i cili u prezantua një javë më parë nga ajo dhe kryeministri Rama.

Ministrja tha se vendimi për të bërë këtë rrugë me konçesion është i qeverisë e cila siç tha ajo është zgjedhur për të marrë vendime. Sa i përket konsulencës për këtë projekt ajo tha se ato janë të kontraktuar nga qeveria me fonde të Bashkimit Europian.

Koston prej 1.118 miliardë eurosh, Balluku tha se do ta mbulojë plotësisht konçesionari dhe se tarifa 17.5 euro e deklaruar nga opozita për të një udhëtim vajtje ardhje nuk qëndron. Ministrja Balluku tha se tarifa do të jetë 0.075 euro për kilometër.

“Javën e fundit, 7 ditë të tëra kam dëgjuar me shumë vëmendje vrerin e hedhur në media për projektin më të madh, të korridorit blu, Milot-Fier, kam pritur 7 ditë për të ardhur në këtë foltore. Unë i përgjigjem Murrizit, Rudina Hajdarit dhe të tjerëve këtu, jo atyre që nuk i zë gjumi natën, pra nuk i përgjigjem lukunisë, apo zëdhënësave të qametit. Do ta nis nga e para.

E kam ndaluar unë hedhjen e dokumenteve në APP, sepse pak minuta pas lancimit të këtij projekti ju u turrët për të vjellë zift. U kërkova ekspertëve të ndalonin, kërkova mirëkuptimin e kryeministrit dhe dëgjuam me vëmendje deklaratat tuaja dhe morëm dhe analizuam se mos ndoshta kishit ndonjë fije të vërtetë, apo ndonjë numër që na paska shpëtuar ne apo ekspertëve ndërkombëtarë. Hill International, Dellotite, këta janë ekspertët tanë që po punojnë për ne, po kush janë ekspertët e qametit që thonë se projekti është i fryrë?

Kjo rrugë kushton 1 miliard e 118 milionë euro, do të vijë nga investitori privat përmes një gare ndërkombëtare për të ardhur me investimin më të madh dhe çmimin pagesën e rrugës më të ulët.

Ua thashë përgjigjen edhe pse ju nuk meritoni asnjë përgjigje. Kush jeni ju që abuzoni me çmimet, gjithcka në këtë republikë duhet ta zgjidhim në gjykatë? 17.5 euro udhëtimi? Kush jeni ju që e nxirrni këtë çmim? Kjo autostradë do të kushtojë 0.075 euro për kilometër”, tha Balluku.

Ajo akuzoi opozitën se kishte dezinformuar në lidhje me projektin dhe theksoi se në Damian Gjiknuri në 12 muaj dhe ajo në 18 muaj kanë bërë më shumë në këtë ministri se opozita në 12 vite.

“Ne e morëm në shtator të 2017, ju e kishit 12 vite, deri në 2012 të gjithë ju së bashku, ju me këtë në 12 vite nuk keni arritur të bëni atë që ka bërë Gjiknuri në 14 muaj dhe unë në 18 muaj, po pres të më tregoni ekspertët, unë ua tregova ekspertet e mi, kush e mori vendimin që rruga duhet të bëhet me koncesion, unë besoj qeveria shqiptare që është zgjedhur me votë për të qeverisur, nëse kjo rrugë kushton 1.118 mln euro, kjo është kostoja e rrugës të Hill International, atëherë qeveria shqiptare me analizë nga MF, nuk na del që të kemi mundësi të ndërtojmë nga buxheti dhe qeveria e jep me koncesion, dilni dhe dezinformoni, qeveria nuk vë asnjë qindarkë, gjithë investimi vjen nga investitori privat, që mes një gare ndërkombëtare, do vije mes garës me cilësi të lartë dhe pagesën më të ulët. Nuk meritoni asnjë përgjigjem pro unë i flas popullit shqiptar.

Kush jeni ju që abuzoni me çmimet dhe nxirrni shifra sipas qejfit, kush jeni ju që tregoni 17.5 euro udhëtimin, ku e gjetët, që kur autostradat janë vajte ardhje, autostradat paguhen me segmente si paguhen në gjithë botën, sic ju jeni udhëtarët e botëshëtitur e dini shumë mirë zëdhënësit e qametit, si paguhen autostradat në itali, nga Xhenova në Bari paguani më shumë se 150 euro.

Ato 63 km do qëndrojnë sic janë, kemi vendosur ne për gjurmën ekzistuese, pasi nuk duam të rrisim shifrën e shpronësimeve, në krahun e autostradës ka biznese, nuk duam të krijojmë probleme për këto akomodime.

E dini ju sa të vdekur në vit ka tek rrethrrotullimet që ndërtuat ju, kjo është një gjë që populli shqiptar duhet ta fusë në mendje, 12 vite e keni pasur ju, Edi Rama e ka pasur vetëm 3 vite nuk janë bërë akoma, në shtator do bëhen 3 vite, do kushtojë 0.075 euro për klm, ose 7.5 euro, asnjë lekë më shumë, autostradat me pagesë janë evropiane, ne do të bëjmë rrugët dytësore të detyruara, se cdo qytetar do jetë të drejtë të zgjedhe rrugën deri në 130 km, ose rrugën pa pagese superstadë të parametrave evropianë”., tha ajo.

Paraardhëse

Pasi u divorcua nga Rudina Dembacaj, Aleksandër Varfaj zbulon a është në një lidhje

Pasardhëse

Denar Biba zbardh skenarin: I bie të ngelin jashtë intelektualët, ja pse kjo lëvizje e opozitës do sillte degradim politik në Parlament

Pasardhëse

Denar Biba zbardh skenarin: I bie të ngelin jashtë intelektualët, ja pse kjo lëvizje e opozitës do sillte degradim politik në Parlament

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.