• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Ballkani i Hapur, bie ndesh me ne”, deputeti i PD-së: Ja çfarë po synon të bëjë Rama me këtë nismë

9 June, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
20
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka folur ditën e sotme në një emision televiziv për nismën ‘Ballkani i Hapur’, ku deklaroi se bie ndesh me vendin tonë dhe konceptet ekonomike.

Sipas Shehut, Vuçiç nuk synon integrimin europian por një dominim ekonomik. Deputeti shtoi më tej se deklarata e Escobar e bëri të paqenë këtë nismë.

“Ballkani i Hapur është një nismë që bie ndesh me ne, dhe me konceptet ekonomike, bie ndesh dhe me elementët ekonomikë sepse vetë procesi çon në një dominim të Serbisë. Procesi i Berlinit është një nismë europiane ku në krye të BE, Open Balkan është një nismë rajonale ku në krye është Vuçiç. Kosova nuk është e barabartë. Vuçiç nuk synon integrimin europian por një dominim ekonomik. Procesi i Berlinit ka një faturë të madhe financiare, 6-8 mld. Open Balkan ka zero investim vetëm shpenzim. Këto pika bëjnë pjesë në Procesin e Berlinit dhe në CEFTA, pse të marrim një proces vuçiçian.

Lehtësimin e tregtisë e ke CEFTA-n. Në qoftë se nuk krijojmë një kompensim në lëvizjen e mallrave padyshim që Shqipëria do jetë në vështirësi të mëdha ekonomike.

Bujqësia në Shqipëri subvencionohet 2 euro për ha, në Serbi 80 euro për ha. Pra, prodhimi bujqësor serbe e mbyt prodhimin tonë. Procesi i Berlinit ka faturë financiare për subvencionet.

Shikoni me vëmendje dhe deklaratën e Escobar. Ai tha ne do ta përkrahim kur të bëjnë pjesë të gjitha vendet e rajonit. Pra, po e deshët të gjithë ok vazhdoni. E dyta tha që Ballkani i Hapur duhet të mbetet vetëm një nismë ekonomike dhe jo politike. Pra, një nismë e tillë e nisur nga serbët, padyshim ka komponentin e fortë politik, të cilin e preu Escobari. Po të thuash që të mbetet vetëm në nivelin ekonomik është handikapuar, nuk zhvillohet. E gjithë kjo nismë është politike. Nuk mund të ketë nisma ekonomike pa vullnetin politik. në radhë të parë është orientimi politik dhe më pas ekonomik. Pse e deklaroi atë gjë, sepse kjo nismë synon të devijojë rrugën e Shqipërisë. Prandaj ia mohoi të drejtën e një nisme politike. Që në atë moment e bëri të paqenë Escobar këtë nismë”, deklaroi Shehu.

Ai theksoi më tej se kjo është një nismë që synon të maskojë dështimin e Ramës në rrugën e integrimit dhe se Shqipëria sot është në udhëkryq të madh historik.

“Ata përkrahin rrugën tonë të integrimit europian, kurse vendet europiane i kanë vënë kryqin kësaj nisme. Kjo është një nismë që synon të maskojë dështimin e integrimit europian nga Rama, duke i hedhur një vello tjetër kësaj nisme. Kërkon të maskojë dështimin e Ramës në rrugën e integrimit.

Ishte një shprehje e rëndë ajo që tha për viktimat. Këtu janë elementë politikë të lidhura. Kjo nismë nuk mund të ndahet nga elementët politikë. në thelb është bashkëpunimi politik Rama-Vuçiç. Shqipëria sot për fat të keq është në udhëkryq të madh historik. Nga aventurat e kësaj qeverisjeje”, tha Shehu.

Paraardhëse

I quajti shërbëtorë të kryeministrit, grupi i Alibeajt i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Nokës dhe hedh akuzat e forta

Pasardhëse

Dita nis me vranësira dhe reshje shiu, moti bën kthesën e papritur gjatë natës

Pasardhëse

Dita nis me vranësira dhe reshje shiu, moti bën kthesën e papritur gjatë natës

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.