• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ballkani era barut, grekët në panik nga pakti Rama-Erdogan për çështjen e detit, varin shpresat te Berisha, Basha e Meta

28 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Debati për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë ka vijuar i nxehtë edhe dje. Mediat greke kanë shkruar me dhjetra artikuj, ndërsa nuk kanë munguar dhe reagimet në politikën shqiptare.

Deklarata e kryeministrit grek për zgjerim me 12 milje ka ngjallur mjaft spekulime dhe secili e interpreton sipas dëshirës. Normalisht edhe mediat në Greqi e kanë interpretuar këtë qëndrim dhe shumë prej tyre janë në një linjë sa i takon vështirësive që Shqipëria dhe Greqia të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Shumë media janë shprehur se gjasat që të kemi një pakt ta afërt janë minimale. Gazeta “Proinoslogos”, “Kathimerini”, “Protothema” dhe shumë portale të tjera kanë shkruar shumë artikuj dje dhe bie në sy fakti se grekët i kanë sytë te zgjedhjet e 2021 me shpresën se Basha e Berisha do vijnë në pushtet për të ripërsëritur 2009. “Proinoslogos” shkruan se problemi më i madh që nuk do e lejojë një pakt është Turqia. Sipas saj, Rama është mik me Erdogan dhe presidenti turk nuk do të lejojë kurrë që qeveria socialiste të arrijë paktin me Athinën. Sipas tyre, ka pakt Rama-Erdogan kundër një marrëveshje.

“Greqia po hyn në bisedime me Shqipërinë duke pasur në “portofolin” e saj marrëveshjet me Egjiptin dhe Italinë, sigurisht në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare. Por nuk ka aspak siguri se qeveria “Rama” do të shkojë drejt një pakti, pasi në fund të fundit ishte ai që rrëzoi marrëveshjen mes qeverisë së Karamanlis dhe asaj të Berishës. Nga ana tjetër edhe pse kryeministri shqiptar ka ambicien për të integruar vendin e tij në BE, marrëdhëniet e tij me Erdogan nuk lënë shumë hapësirë për një marrëveshje të menjëhershme. Mbi të gjitha turqit tregojnë me cinizëm se ishin ata që e shtynë Ramën të kundërshtojë paktin Karamanlis-Berisha, sepse mund të përbënte precedent për Egjeun”, – thuhet më artikull.

Më pas tregohet se grekët i kanë sytë te zgjedhjet e reja, pasi mesa shkruajnë mediat, me Bashën dhe Berishën do të jetë më e lehtë arritja e një pakti.

“Fakti që Shqipëria ka hyrë në periudhën parazgjedhore komplikon situatën e Ramës, i cili akuzohet nga opozita si pro turk, ndërsa nga ana tjetër një marrëveshje me Greqinë do ta vërë atë përballë vetes”, – thuhet më tej.

Sytë edhe te Meta

Një tjetër personazh ku i kanë sytë grekët është dhe presidenti Meta. Ai ka bllokuar deri më tani marrëveshjen dhe vetë ministri i Jashtëm e tha pak ditë më parë se Presidenti shqiptar nuk po jep autorizimin për rifillimin e bisedimeve. Sipas medieve greke, klima e tensionuar në marrëdhëniet Rama-Meta do e vështirësojë akoma dhe më shumë situatën. Pra nëse lexohet me kujdes, duket se shpresat e grekëve janë te Meta, Basha e Berisha. Meta është ndër të paktët që është dekoruar nga grekët dhe ishte po ai që i dha Janullatosit shtetësinë shqiptare. Megjithatë mbetet të shihet se si do të shkojë rrjedha e ngjarjeve pasi Ballkani duket se është kthyer në fuçi baruti. Tensionet në Mesdheun Lindor janë shtuar ndjeshëm mes Greqisë e Turqisë, ndërsa nuk përjashtohet që dhe mes Tiranës e Athinës të rinisin përplasjet.

Ndarja e kufirit

Nga ana tjetër gazeta greke “Kathimerini” në një analizë të saj mbi deklaratat e kryeministrit

Mitsotakis ka hedhur detaje se si do të bëhet ndarja e territorit. Konventa u jep të drejtë të dyja shteteve që të zgjerojnë me 12 milje territorin. Por problemi është te pikat ku distanca është nën 24 milje, ku dhe u abuzua nga qeveria Berisha. Sipas gazetës në këtë rast zbatohet parimi i vijës së mesme, pra mesatarja e distancës midis brigjeve greke dhe të vendit fqinj. Sipas të përditshmes greke ky është rasti me Shqipërinë, e cila prej bllokimit të Gjykatës Kushtetuese nuk ka proceduar me asnjë demarkacion me Greqinë që nga viti 2009. Por sipas mediave greke vendimi i Kiriakos Micotakis nuk cenon ujërat territoriale shqiptare, por është thjesht një lëvizje simbolike dhe tërësisht politike. Pra duket se e gjitha ka të bëjë me presionet e Turqisë.

Paraardhëse

“Pse Tirana zyrtare përkrahu planin grek për zgjerim në detin Jon”, historiani i njohur zbulon prapaskenat e forta

Pasardhëse

Bujar Nishani kap detajin në foton e kryeministrit Rama dhe nuk lë gjë pa thënë: Na e mori “erzin” anekënd botës

Pasardhëse

Bujar Nishani kap detajin në foton e kryeministrit Rama dhe nuk lë gjë pa thënë: Na e mori “erzin” anekënd botës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Reperi Mozzik u gjet në qendër të vëmendjes pas një incidenti në doganë, ku u ndalua për verifikim rreth origjinës...

Berisha: Mazhoranca votoi programin dhe kabinetin pa debat, Rama shpalli luftë, fjalët tani nuk kanë më vlerë, duhet të kalojmë në veprime

18 September, 2025

“Parti Enver jemi gati kurdoherë”, pas miratimit të programit dhe kabinetit, opozita ironizon mazhorancën, rregullorja fluturon mbi kokën e ministrave

18 September, 2025

“Makth për çdo grua”, Mira Kazhani flet për diagnostikimin me kancerin e gjirit

18 September, 2025

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

17 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.