• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Balla: Zgjedhja e delegatëve përmes një procesi demokratik

15 February, 2016
në Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, nën drejtimin e kryetarit, Edi Rama u mblodh mesditën e së hënës në mbledhjen e përjavshme, ku u diskutuan çështjet e reformës në drejtësi dhe procesi i zgjedhjes së delegatëve për Kongresin e ardhshëm të PS-së, që do të mbahet më 19 mars.
Pas mbledhjes, nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, informoi mediat mbi procesin e votimit të delegatëve që nisi të shtunën në katër qarqe të vendit, Korçë, Fier, Berat dhe Elbasan. Procesi i përzgjedhjes së delegatëve, tha ai, ka kaluar përmes shumë konsultimeve që fillojnë nga baza e PS-së, që janë organizatat e saj.

“Ky proces përmbyll fazën e parë të përgatitjes dhe më 19 mars, pasi të jetë mbyllur procesi do të zhvillohet dhe Kongresi”, bëri të ditur Balla.
Nënkryetari i grupit socialist e vlerësoi ‘mbresëlënëse’ pjesëmarrjen në votime, ndërsa procesin e konsideroi ‘të shkëlqyer dhe demokratik’.
Po i tillë, shtoi ai, ka qënë dhe procesi i numërimit dhe administrimit të procesverbaleve. “Dua të theksoj se ky proces zhvillohet i tillë vetëm në PS, pasi ne jemi e vetmja forcë që delegatët i zgjedh përmes parimit ‘një anëtar, një votë’, tha nënkryetari i grupit socialist.

Duke informuar mbi rezultatet e procesit në katër qarqet, Balla tha se në këto votime morën pjesë 24.783 anëtarë të PS-së ose rreth 73.1 për qind e anëtarësisë. Nga këto votime u zgjodhën 337 delegatë, 146 prej tyre janë gra dhe 105 të tjerë, të rinj e të reja, theksoi Balla.
Zgjedhja e delegatëve për Kongres në qarkun e Elbasanit u kritikua ashpër të shtunën nga deputeti Ben Blushi, i cili tha se delegatët po emërohen dhe nuk po zgjidhen.

Paraardhëse

Veliaj: Një hapësirë për fëmijët, do të mbjellim 3 mijë pemë

Pasardhëse

Publikohen pamjet e para të skenës së Eurovizion

Pasardhëse

Publikohen pamjet e para të skenës së Eurovizion

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.