• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Balla paralajmëron rrëzimin e dekretit të Presidentit dhe shpërthen ndaj Metës

20 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar dje kthimin për rishqyrtim në Kuvend nga presidenti Ilir Meta të ligjit “Për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin”, ndërsa ka paralajmëruar rrëzimin e këtij dekreti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla deklaroi se argumentet e presidentit Meta nuk qëndrojnë dhe nuk janë të bazuara në asnjë dispozitë konkrete kushtetuese, ndërkohë që theksoi se ligji i 4 rajoneve zhvillon Shqipërinë, ndryshe nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e dirigjuar nga Meta që mendojnë të kundërt, duke e kritikuar këtë ligj.

“LBPD vazhdon avazin e vjetër 7×7=42, duke ngritur balonë-tabakë në ajër për çështje që as nuk marrin mundimin të thellohen e të lexojnë. Në përgjigje të gënjeshtrave të LBPD por edhe të dekretit të Opozitës Presidenciale për të kthyer për rishqyrtim në Kuvend, Ligjin 102/2020 “Për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin”, bazuar në argumentet që synojnë të justifikojnë këtë qëndrim të Presidentit, sqarojmë më se gënjeshtrat dhe si dhe gjoja-arsyetimet nuk qëndrojnë dhe nuk janë të bazuara në asnjë dispozitë konkrete kushtetuese. Së pari, në kushtet e hapjes së negociatave për të qenë vend anëtar në Bashkimin Europian, Shqipëria duhet të përgatitet për aksesuar, menaxhuar dhe përthithur fondet në dispozicion (si ato IPA aktualisht dhe fondet strukturore së shpejti). Për këtë arsye ligji për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin së bashku me dokumentet e tjera në zbatim të tij, përbëjnë një hap thelbësor drejt të ardhmes bazuar mbi një qasje të avancuar që përfaqëson zbatimin e politikës së zhvillimit rajonal sipas modeleve më të mira ndërkombëtare të BE-së, të themeluar mbi parimet e subsidiaritetit dhe qeverisjes së mirë udhëhequr nga partneriteti”, shkruan ai.

Më tej numri 2 i Partisë Socialiste teksa i konsideroi argumentet e kthimit të dekretit nga ana e presidentit Ilir Meta si lajthitje, e ftoj këtë të fundit si dhe Partinë Demokratike që të thellojnë leximit për këtë ligj të dobishëm.

“Së dyti, i ftoj të thellohen edhe LBPD edhe Opozitën Presidenciale në informacionin si më poshtë: Ligji për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin ka si objekt të tij përcaktimin e parimeve bazë, përgjegjësive dhe rregullave për zhvillimin rajonal dhe kohezionin në Republikën e Shqipërisë. Ligji synon të përcaktojë: instrumentet e posaçme dhe kuadrin institucional e financiar; kuadrin strategjik; të sigurojë bashkërendimin dhe harmonizimin e strategjive sektoriale në një politikë të përbashkët zhvillimore rajonale, të mbështetur me buxhetin përkatës”, deklaroi Balla.

Paraardhëse

Ministria e Shëndetësisë: Gati procedura e terapisë me plazmë për pacientët me Covid-19, kërkohen dhurues

Pasardhëse

Kreshnik Spahiu del me deklaratën e fortë që në mëngjes, zbulon kush fshihet pas kritikave dhe sharjeve për Edi Ramën

Pasardhëse

Kreshnik Spahiu del me deklaratën e fortë që në mëngjes, zbulon kush fshihet pas kritikave dhe sharjeve për Edi Ramën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.