• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Balla ironizon: Kemi punuar me Bashën që nga 2017 për ta çuar LSI-në për skrap. Bardhi: Boll me diversione

21 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
31
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla i ka hedhur dje benzinë zjarrit të debateve sa i takon sjelljes së PS-PD ndaj LSI. Balla ishte dje në Blesh, ku deklaroi se PS dhe PD po punojnë bashkë për të shkrirë LSI, ndërsa i kujtoi Bashës deklaratat që kishte bërë në 2017 në të njëjtin vend.

“Në Belsh, LSI ka shkuar tashmë për skrap. Të paktën për këtë kemi punuar me Lulzim Bashën që nga 2017, për ta çuar LSI-në për skrap. Luli kur erdhi në qendër të Belshit i bëri thirrje popullit të Belshit “ta çojmë SHPK-në e Ilir Metës për skrap”. LSI-ja, siç thotë Lulzim Basha është si ajo që ngjitet pas këpucës dhe këtë e ka artikuluar më së miri Lulzim Basha me thirrjen për t’u ndarë nga fenomeni LSI”, tha ai.

Gjithashtu Balla ka kujtuar edhe rastin e “21 Janarit”, i cili sot mbush 10 vjet nga ngjarja tronditëse duke akuzuar Sali Berishën dhe Lulzim Bashën për jetët e humbura. Balla e paralelizoi me rastin e Klodian Rashës, të riut që u vra nga polici duke theksuar se PS mbajti qëndrim të fortë, duke kërkuar drejtësi dhe ministri i Brendshëm dha dorëheqjen sipas standardit të vendosur.

“Partia Socialiste e Shqipërisë, në rastin e vrasjes tragjike të Klodian Rashës, mbajti një qëndrim të fortë duke i kërkuar drejtësisë të bëjë drejtësi. Madje ministri i Brendshëm dha dorëheqjen. Sepse ky është standardi i vendosur nga PS. Kur Saliu urdhëronte dhe Basha ekzekutonte në 21 Janar 2011, nuk shkoi kurrë para drejtësisë, por u gradua. Pas 10 vitesh drejtësia nuk është vënë”, theksoi Balla.

Por ndaj tij ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Bardhi shkruajti se çdo sondazh sipas tij e nxjerr humbëse qeverinë e Ramës. Ai u shfaq i sigurtë se 25 prilli do të sjellë ndryshimin dhe i vetmi model që do të shkojë për skrap do të jetë modeli i Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

“Diversionet idiote të Taulant Ballës për Opozitën e Bashkuar kanë vetëm 1 shkak: humbjen e thellë të pushtetit të korruptuar të Edi Ramës më 25 prill! Çdo sondazh i nxjerr humbës, sepse çdo shqiptar e di se ata kanë vetëm 1 hall, të shtojnë pasuritë e tyre, llogaritë bankare, vilat e fshehura! Ky është modeli që do të shkojë për skrap më 25 prill. 25 do të sjellë ndryshimin! Do të jetë pjesëmarrja më e madhe në histori në votime”, u shpreh Bardhi.

Paraardhëse

Toka nuk gjen qetësi! Tërmeti i fortë godet Greqinë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë

Pasardhëse

Kontakti i parë, ky është politikani që Presidenti Joe Biden do të telefonojë nesër

Pasardhëse

Kontakti i parë, ky është politikani që Presidenti Joe Biden do të telefonojë nesër

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.