• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Avokati zbulon pasurinë e familjes Berisha: 300 milionë euro

25 March, 2017
në Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati Spartak Ngjela është i njohur për qëndrimet dhe deklaratat radikale për situatën politike. Por ndryshe nga herët e tjera, kur flet për kulisa mes Ramës, Metës këtë herë ka vënë në shënjestër ish-Kryeministrin Sali Berisha. Në një postim në Facbook, Ngjela prezanton disa shifra të frikshme, që sipas tregojnë pasurinë e Familjes Berisha dhe ish-ministrave të tjerë të kabinetit “Berisha”. Më poshtë mund të lexoni komentit e plotë të avokat Ngjelës:

Nga Spartak Ngjela

Çfarë po ndodh realish sot në Shqipëri? Komedia Berisha: kjo dallohet qartë.

l.

Në fakt kjo e gjitha është një çthurrje mendore që vjen nga frika. Në fund të fundit, çdo njeri që kërkon të jetë i lirë, nuk duhet të shkelë ligjin. Absolutizmi në kohët moderne është përkohësi. Pse, Saliu, nuk e dinte këtë?

II.

Dhe ja komedia: Berisha nuk pranon të hyjë në zgjedhjet e qershorit, sepse pretendon që qeveria aktuale ka shumë para droge, dhe do të blejë zgjedhjet. Ndërkohë amerikanet dhe perëndimorët qeshin me të, sepse sherbimet iu kanë thënë që familja Berisha ka mbi 300 milionë Euro të fituar nga korrupsioni; kurse pese të tjerë, deputetë të PD-së dhe ish ministra të saj, po sipas burimeve perëndimore, kanë mbi 500 milionë Euro. Mbi 100 milionë këta i kanë humbur nga falimentimi i bankave të Qipros.

Prokurorinë gjithashtu e kanë të vetën. Dhe pyetja është kjo: me gjithë këto para dhe me prokurorinë e tyre; pse nuk na blejnë dhe këta vota; kur vota na qënka treg në Shqipëri?

Është bllof… dhe komedi njëherësh. Kjo komedi kaq banale ndodh sepse Sali ziu dhe i gjithë tabori i tij e ka frikën te vetingut. Ai kërkon ta bllokojë atë, dhe as që e ka mendjen fare te zgjedhjet. Po, mirë: nuk e di Saliu që vetingu dhe Reforma në Drejtësi është kërkesë e pakthyeshme e interesit amerikan në Ballkanin Perëndimor?

A nuk e di Berisha që ai nuk ka forcë për të përballuar forcën e politikës amerikane? Nuk e di Saliu që amerika ka shpenzuar para për Reformën shqiptare; dhe e ka atë domosdoshmëri politike për Ballkanin Perëndimor? A do t’i rrezistojë dot Saliu forcës amerikane?

Të gjitha këto kanë vetëm një përgjigje: Saliu i di të gjitha dhe e njeh mirë forcën e politikës amerikane, prandaj do hyjë vetë e të votojë në Parlament, i kërrusur, dhe me shkop; sikundër që hyri në korrikun që kaloi.

Dhe ja ajo që e vërteron këtë: Ka edhe një pyetje therrëse që vjen pas takimit që Saliu bëri para disa ditësh me ambasadorin amerikan, sepse na tregoi vetëm çfarë ky i kishte thënë ambasadorit. Pyetja është kjo: po ambasadori, që në fakt i kishte kërkuar takim dhe i shkoi në zyrë, nuk i ka thënë azgjë Saliut? Pse ambasadori amerikan nuk di të flasë? Ai di dhe shqip.

III.

Sali, na i thua dot çfarë të tha ambadadori Lu? Fakti që Saliu nuk flet, ai i ka thënë fjalën e fundit. Kjo është gjendja aktuale. Stop! Sali… më mirë shpenzo kohë për të gjetur një avokat të nivelit të lartë, sepse, as vetingun dhe as Reformën në Drejtësi nuk e bllokon dot. Dhe mos dërgo në Amerikë kalamaj që të bëjnë më shumë dëm sesa të japin ndihmë me budallallëqet e tyre.

Edhe diçka: milionat që ia more shqiptarëve me abuzim kundrejt ligjit, mbrohen me ushtri, kurse ti kërkon t’i mbrosh me banorët e një çadre ku hahet pica e pihet coca cola. Aty ishe, pse nuk e bëre ushtrinë me milionat e tua dhe ato të taborit tënd? Por, megjithatë, nuk do të të ndodhë ndonjë gjë e madhe: ligji, pas Reformës, do të të marrë milionat e shumta. Ti Sali ua more ato shqiptarëve duke shkelur ligjin, ligji do t’ua kthejë shqiptarëve sërish milionat e tua dhe të taborit tënd në zbatim të tij. Ky ekuacion është shumë i thjeshtë. Dhe ndërkohë është zgjidhur…

Paraardhëse

Shkëlzen Berisha flet për vilën luksoze

Pasardhëse

U tall me priftërinjtë grekë. Janina “skualifikon” Lilën?

Pasardhëse

U tall me priftërinjtë grekë. Janina “skualifikon” Lilën?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.