• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Avokati i njohur flet për shpalljen e Berishës non-grata: Ish-Kryeministri ta marrë seriozisht, duket qesharak kur thotë do ngre padi

22 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
29
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

I ftuar në një intervistë televizive, avokati Tom Gashi ka folur për vendimin e DASH që trazoi politikën shqiptare vetëm pak ditë më parë kur shpalli Sali Berishën dhe familjen e tij non-grata.

Avokati kërkoi nga ish-Kryeministri që ta marrë seriozisht vendimin e DASH dhe të mos bëjë konferenca për mediat ku duket qesharak sipas tij, në momentin kur thotë se do ngrejë padi ndaj Blinken. Sipas avokatit, Sali berisha e ka ditur që kjo ditë do të vij pasi ka kryer shumë afera korruptive, duke përmendur si më kryesoren çështjen e Gërdecit.

I pyetur nëse ky ndalim që i bëri SHBA Sali Berishës do të ketë një kosto për Partinë Demokratike, avokati u përgjigj me po, duke shtuar se kjo kosto mund të rregullohet vetëm në zgjedhjet brenda PD-së për kryetarin e ri. Më tej, avokati Gashi u shpreh se nëse ky vendim i DASH do të ishte për ndalimin e hyrjes së Edi Ramës në SHBA, atëherë Partia Demokratike do ta shfrytëzonte këtë rast dhe do ta njolloste Edi Ramën dhe PS-në.

Deklarata e Gashit:

“Ky nuk është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët jo vetëm, për Sali Berishën dhe familjen e tij. Ky është në aspektin kombëtar, ndërsa personalisht Sali Berisha e ka ditur që kjo do vijë një ditë për shkak të aferave të shumta korruptive që ka pasur ai dhe familjarët e tij. Ndër të tjera ai e ka ditur se çështjen e Gërdecit NATO nuk do ja fali kurrë. Besoj se skandali ishte shumë i madh. Më e rënda është ajo që është bërë publike, jo vetëm ndalimi në SHBA por dhënia e arsyetimeve nga Sekretari i Shtetit Amerikan. Kjo është një çështje serioze dhe Sali Berisha duhet ta marrë seriozisht këtë çështje dhe jo të mbajë konferenca për mediat ku duket thuajse qesharak me pretendimet e tij se do ngrejë padi kundër sekretarit.

Gjykatat në Francë apo kudo tjetër janë kjo kompetente. DASH e ka shpallur non-grata. Kjo ka ardhur në një kohë të mirë për shqiptarët. Kemi vetingun që thuajse përfundoi krejtësisht dhe kemi SPAK që do ta ketë shënjestër Sali Berishën dhe gjithë anëtarët e familjes për dyshime milionëshe. Mendon se kërcënimi i SHBA me një padi e tillë është një çështje që nuk mund të bëhet. Sali Berisha më mirë ka qenë të mos komentojë fare. DASH nuk është hera parë që shpall dikë non-grata. Është hera e parë që bën publike arsyet përse e ka shpallur. Nuk ka zgjidhje tjetër por të përballen me gjyqësinë shqiptare. Thuajse i është dhënë një dritë e gjelbër edhe SPAK. Berisha duhet të përballet me këto pretendime.

Definitivisht po. Të gjithë shqiptarët që na shohin mund ta imagjinojnë nëse në mënyrë hipotetike do të ishte një situatë e njëjtë me Edi Ramën. Imagjinoni si do ta shfrytëzonte PD. Si do ta njolloste PS së bashku me Edi Ramën. Dëmi që i është krijuar PD mund të eleminohet në zgjedhjet e ardhshme për kryetar. Kjo do të mbesë përjetësisht në historinë e PD dhe Shqipërisë”, u shpreh avokati.

Paraardhëse

“Kambanë alarmi për personat në pushtet? ”Berisha “non grata”, Manastirliu komenton vendimin e DASH

Pasardhëse

Taulant Balla tregon ndryshimin e madh: Kjo do jetë një nga zonat më të vizituara në Shqipëri

Pasardhëse

Taulant Balla tregon ndryshimin e madh: Kjo do jetë një nga zonat më të vizituara në Shqipëri

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.