Një aksident është regjistruar në Sauk, ku si pasojë e përplasjes së një autobusi (i linjës së Petrelës) me një makinë, janë plagosur 6 persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.
Për kontroll mësohet se kanë shkuar në spital 6 pasagjerë në total që ishin në autobus, dhe pas vizitës, 2 prej tyre janë larguar në banesat e tyre.
Aktualisht policia po heton mbi zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Diskutime rreth kësaj post