• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Autobiografia e Kamala Harris në shqip, autore e parathënies Linda Rama: E bukura e demokracive është që populli vendos, unë kam nënvizuar

12 November, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
91
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Promovohet në Tiranë autobiografia e Kamala Harris, zv.presidentes në detyrë të SHBA, e cila humbi zgjedhjet për President përballë Donald Trump.

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, e cila është autore e parathënies së autobiografisë, foli gjatë promovimit të librit për përjetimet e saj.

“Libri është shkruar kur Kamala ishte zv.presidente dhe ishte një nga dy kandidatët që kërkonte të hynte në zyrën ovale. Karriera e Kamalës ishte kaq graduale, sa herë kisha nota mosbesimi, a është një guidë se si duhet të jetë një prokuror apo si duhet të jetë një politikane. Asnjëherë nuk më erdhi si një grua që në fakt rrënjët e saj biologjike dhe sociale, i kishte të grupet vulnerabël të shoqërisë. Ajo nuk kishte asnjë lloj vulnerabiliteti në libër. Ndërsa dëgjoja fushatën, mua Kamala më vinte me fuqinë e saj nga libri i shkruar në vitin 2018”, tha Linda Rama.

Ajo u ndal dhe te humbja e Harris, teksa tha se gjithçka ndodhi siç e donte populli amerikan. Kjo është e bukura e demokracive, tha Linda Rama, duke shtuar se është populli ai që vendos.

“Kamala nuk do të hyjë në zyrën ovale dhe pavarësisht si erdhën gjërat, gjërat erdhën ashtu siç e donte populli amerikan. Kjo është e bukura e demokracive që populli vendos. Tranzicioni i 30 viteve na e ka mësuar. Një përjetim tjetër që kam pasur, po kjo Shqipëria e vogël sa shumë eksperiencë ka pasur në këto 30 vite, sa në të gjitha debatet që bëhen na bën të ndihemi pjesë e një konteksti të jashtëzakonshëm siç janë zgjedhjet në SHBA. Fuqia për të prekur plagën dhe aftësia për t’u futur në rolin e viktimës, gjithmonë kur flasim për prokurorin. Politika si aleat i më të dobëtit, sjellja e politikanit ndaj dështimit dhe ofertës për karrierë, një krim ndaj dikujt si krim ndaj gjithkujt, raporti ndaj kërkimit shkencor dhe me shifrat. Doja të isha vetja në parathënien e Kamalës e frymëzuar nga Kamala”, tha Linda Rama.

Sipas saj, “profili i prokurorit për mua mbetet një kërshëri e veçantë”.

“Në parathënie kam nënvizuar që kërcënimet për liritë dhe të drejtat e fituara nga brezat, janë reale dhe do jenë të pranishme për ata që do vijnë”, deklaroi Linda Rama.

Paraardhëse

Ish-ministri Beqaj kërkon prezantim me “Power Point”, opozita refuzon, Përplasje mes deputetëve në komision

Pasardhëse

Leonardo Di Caprio mbush 50 vjeç, pamjet nga festa luksoze me VIP-a

Pasardhëse

Leonardo Di Caprio mbush 50 vjeç, pamjet nga festa luksoze me VIP-a

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.