• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Austri, ekstradohet bosi i mafias ruse; përgjegjës për 60 vrasje

22 November, 2016
në Botë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një gjykatë austriake ka aprovuar së fundmi ekstradimin e një bosi të mafias ruse, grupi i të cilit është përgjegjës për një numër të madh vrasjesh.

Gjykata rajonale e Vjenës vendosi të dërgojë në Rusi Aslan Gagiev, i njohur ndryshe si “Dzhako”, për t’u përballur në një proces gjyqësor ku është i pandehur për një seri krimesh.

Ai dyshohet të ketë qenë në krye të një organizate të dhunshme kriminale ruse që konsiderohet përgjegjëse për 60 vrasje të kryera në Moskë dhe në rajonet e Kaukazit të Veriut.

Përpjekja e tretë e ekstradimit u aprovua pas garancive se Gagiev do të ketë një proces të drejtë në Rusi, nën mbikëqyrjen e zyrtarëve austriakë, raporton agjencia e lajmeve ruse “Interfax”.

Përveç akuzës së drejtimit të grupit kriminal, bosi rus akuzohet se ka kryer personalisht 6 vrasje dhe ka plagosur seriozisht 3 persona, kanë deklaruar burime nga policia austriake.

Ai u largua nga Rusia në vitin 2013 dhe në janar 2015 u arrestua nga policia austriake pasi informacioneve të Interpol se ndodhej i fshehur në Vjenë.

Në momentin e arrestimit ai zotëronte një pasaportë bullgare të falsifikuar. Gagiev u lirua në mars të këtij viti nga gjykata kundrejt një garancie prej 100 mijë eurosh, por u urdhërua të mos largohej nga Vjena.

Grupi kriminal i Gagiev dyshohet për vrasjen e disa oficerëve të policisë dhe të zyrtarëve qeveritarë të nivelit të lartë, përfshirë zv.presidentin e rajonit rus të Osetisë Veriore.

Paraardhëse

Bojaxhi: “Vetting”-u, i domosdoshëm. Të shtrihet edhe për politikën

Pasardhëse

Qeveria ftesë publike Listës Serbe që të kthehet në institucione

Pasardhëse

Qeveria ftesë publike Listës Serbe që të kthehet në institucione

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.