• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Aurela Gaçe sqaron si qëndron e vërteta që fshihet pas shkëputjes nga performancat “live”

11 September, 2023
në Rozë
0
100
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Rreth dy ditë më parë, këngëtarja e dashur e publikut shqiptar, lajmëroi publikun se ndryshe nga 11 vite më parë, artistja nuk do të ishte e pranishme në performancat e saj “live” por vetëm me data të caktuar. Ky lajm sigurisht që nuk është pritur aspak mirë nga publiku, i cili është mësuar me zërin e artistes, teksa i shoqëron çdo fundjavë më performancat e saj energjike.

Në postimin e saj, artistja shkruante: “Për të gjithë ju që jeni mësuar të më shihni me performanca “live” prej pothuaj 10-11 vitesh në Tiranë, për të gjithë ju që më pyesni se kur do fillojë sezoni iri, ju bëj me dije se këtë sezon dimëror nuk do jem pranë jush. Sigurisht do të jem me data të caktuara por jo çdo fundjavë, ashtu si vitet e mëparëshme”.

Ndërkohë që ky lajm ka qënë kryetitulli i shtypit rozë, Aurela ka vendosur të bëjë një tjetër reagim në profilin e saj zyrtar në Instagram, duke treguar se çfarë ka dashur të thotë artistja me deklaratën e bërë para dy ditëve.

“Nuk është çudi që të të mbarojë një bashkëpunim me një vend që nuk është pronë e jotja, apo jo? Kaq pra krisma nuk ka”, ka sqaruar artistja në postimin e saj. Por këngëtarja e shumë hiteve muzikore ka vijuar më tej, duke shkruar:”Unë kisha zgjedhur të krijoja skenën time, që para 11-vitesh kur fillova me vëllezërit korçarë. Mbas katër vitesh, më mbaroi kontrata, atëherë u ndërrua vendndodhja ime. Ndërtova skenën time çdo fundjavë në një tjetër klub. Nuk i dihet, e ndërtoj skenën time në hënë tani”.

Aurela ka shtuar gjithashtu se kjo është një strategji marketingu që së bashku me këshilltaren e saj, kanë vendosur që artistja të bëjë pak pushim nga angazhimet e tepërta.

“Si çdo artistë në botë edhe këtu, edhe unë kam këshilltare. Drejtoresha e marketingut më sugjeroi të bëja pushim, si strategji marketingu. Zhduku më tha për ca kohë, mos dil më çdo fundjavë “live”. Migena ka qënë pjesë e shumë sfidave të mia”, përfundon postimin artistja e njohur.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Aurela ka deklaruar se ëndërron shumë të bëjë një koncert të madh në stadium dhe shpresojmë shumë që kjo stategji marketingu, ta realizojë ëndrrën e artistes së talentuar.

Paraardhëse

Kuvendi mblidhet për të miratuar ndryshimet në qeveri, Basha dhe Alibeaj nuk marrin pjesë, zbardhet arsyeja

Pasardhëse

Ardian Ismajli vrapon nga fusha dhe përqafon nënën e tij pas fitores së Shqipërisë

Pasardhëse

Ardian Ismajli vrapon nga fusha dhe përqafon nënën e tij pas fitores së Shqipërisë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.