• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Aty është strehuar edhe Presidenti i Republikës”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e takimit të Yuri Kim me Bashën dhe befason me ato që paralajmëron

20 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
80
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mbrëmjen e djeshme ambasadorja yur Kim zhvilloi një takim me kryedemokratin Lulzim Basha në një nga restorantet luksoze në Tiranë. Një takim ky që ngjalli mjaft reagime.

Pikërisht për këtë takim ka ardhur edhe reagimi i fortë i analistit Frrok Çupi, sipas të cilit Amerika ka shumë arsye të takojë kreun e opozitës shqiptare.

Komenti i plotë:

“Këta mahniten e pyesin ‘Pse Yuri Kim takon Lul Bashën?’

Mbrëmë vonë gazetarët panë që Yuri Kim kishte hyrë në një restorant ku priste Lul Basha, dhe vunë buritë ‘çfarë po ndodh’. Natyrisht, Kim dhe Basha morën nga një gotë verë dhe puna mori nja tre a katër orë. Restoranti është në qendër, në zonën më të dukshme, rreth selisë së qeverisë. Mediat e kthyen në një mister: ‘Pse zonja Kim (e SHBA) takoi Bashën (e PD)?’.

Po vetëm ky takim nuk duhet të ngjallë asnjë ‘mahi’, siç thonë në Kosovë. Shtetet e Bashkuara, sot e përditë, është garant e stabilitetit tonë, e paqes (kaq sa e kemi) e mos-rrënimit prapë si më parë.

E pra, sikur shtatë herë në ditë Amerika të kontaktojë ‘Lulin’, prapë nuk do të ishte tepër. Madje Amerika, sot për sot, ka më shumë arsye që të takojë kryetarin e Opozitës se sa kryetarin e qeverisë.

Çfarë arsyesh? Shumë të thjeshta:

Arsyeja se kazani i opozitës po zien, jo kazanë të tjerë. Aty përgatiten ‘puçet’ kundër njëri tjetrit, aty gatuhen molotovët, aty është përqendruar frika e liderëve se mos po vjen Drejtësia e na merr me vete, aty është strehuar presidenti i republikës duke braktisur ligjin, aty po bëhet gati ‘revolucioni permanent’ i dhunshëm deri në zgjedhje; aty po ravijëzohet edhe njëfarë anti- amerikanizmi që do ta ndikojë rajonin drejt një dorëzimi ndaj kaosit e pastaj drejt Rusisë… Ja pra pse është e njohur një nga arsyet.

Arsyeja se PD duhet të ndahet prej traditës së dhunës që e ka lodhur kombin tonë që prej vitit 1996, shto 4 dekada më parë. Luli nuk ka aq shumë mundësi sa ta ndajë muhabetin, por të paktën me vulën e tij të mos marrë ‘visto’ dhuna në bulevarde dhe mbi institucione. Preludi i një kaosi të përgatitur, me partinë e presidentit në krye, u duk këto ditë me rastin e ‘Klodianit’.

Luli ka rastin të rreshtohet ‘me Amerikën’.

Grupimi i ‘pushtetit të vjetër’ po tenton ta zgjerojë rrezen e një kaosi të mundshëm para zgjedhjeve ose para gjyqeve; rrethi duket se po shkon që këtu deri në Kosovë e Tetovë. Ud presidente Vjosa Osmani vrapoi në Tiranë për t’i dhënë mbështetje pushtetit të vjetër. Nesër mund të ndodhë më keq me aktet e VV ose të disa luftëtarëve që i ka lajmëruar Meta ynë; ata këtej rrotull kanë qenë. Po me këtë rast, Luli mund të luajë edhe rolin si ‘nip Kosove’ e të thërrasë krahinën për maturi.

Ka edhe arsye më të tejshme: PD duhet të përgatitet që të dalë nga strofulla dhe të kthehet në politikë. Sado e vogël të mbetet, pas pastrimit, PD duhet të marrë përgjegjësi si shtetare. Mund të jetë e volitshme që pas zgjedhjeve të 25 prillit, PD të hyjë në koalicion qeverisës me PS. PS, edhe sikur 94 deputetë të fitojë, përsëri do të ishte e shëndetshme që të merrte në gji edhe PD-në. Duhet stabilitet.

Ka plot arsye: Më e afërta është që PD të ndahet nga korrupsioni dhe krimi i vjetër e i ri. Opozita duhet e pastër- para së gjithash. Zonja Kim këtë kërkesë e bëri direkt para Bashës. ‘Të gjitha partitë duhet të sigurojnë kandidatë të pastër’, tha ajo. Tani është punë e Lulit nëse mund të përjashtojë nga listat gjithë ata ‘të mallkuar’ të pushtetit të vjetër. A do të mund ta përjashtojë, për shembull, zotin Berisha? Se këtu fillon puna. Ose a mund t’u largohet kthetrave të Metës?

… E këta mahniten ‘ pse Kim takon Bashën?’”

Paraardhëse

Kush po e tradhton gjuhën shqipe

Pasardhëse

Koncesioni i ri: Nga 1 janari shqiptarët do të paguajnë 16 mln euro më shumë taksa

Pasardhëse

Koncesioni i ri: Nga 1 janari shqiptarët do të paguajnë 16 mln euro më shumë taksa

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.