• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Athinë, shkatërrohet rrjeti masiv i narkotikëve, drejtohej nga shqiptarë

28 November, 2016
në Aktualitet
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një operacion madhor kundër trafikut të lëndëve narkotike është zhvilluar në qendër të Athinës. Sipas Drejtorisë së Policisë së Atikës, 97 persona janë arrestuar në total që prej fillimit të operacionit, të koduar “Himara”, prej të cilëve 59 vetë gjatë 3 ditëve të fundit dhe 38 të tjerë në faza të tjera.

Në total janë proceduar 146 vetë, të cilët  akuzohen si  anëtarë ose në dijeni të aktivitetit të organizatës. Autoritetet deklaruan se kreu i organizatës dhe bërthama komanduese e saj janë të gjithë shtetas shqiptarë.

Sipas policisë, organizata funksiononte me role të ndara dhe degë tërësisht anonime prej njëra-tjetrës, në mënyrë që të shmangeshin arrestimet e anëtarëve të saj.

Kreu i kësaj organizate bënte kujdes në ndarjen e roleve të anëtarëve, duke organizuar deri në detaj importimin e lëndëve narkotike nëpërmjet kufirit shqiptar e në vazhdim në shpërndarjen e sasive të këtyre lëndëve.

Shitja bëhej nëpërmjet shpërndarjes tek emigrantët afrikanë, por edhe tek shitës pakice grekë dhe shqiptarë, ndërsa kujdes i veçantë bëhej për transportin dhe pastrimin e parave të përfituara në mënyrë ilegale.

Kryesisht organizata shiste lëndë narkotike në zonën e qendrës së Athinës. Të paktën 30 prej të arrestuarve janë shtetas shqiptarë, 30 janë afrikanë dhe pjesa tjetër grekë dhe emigrantë nga Bullgaria, Rumania dhe Afganistani.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar në 45 banesa të ndryshme 433 kilogramë kanabis, sasi lëndësh të ndryshme narkotike, mijëra rrënjë kanabis të papërpunuara në sera, si dhe 30 mijë euro para të thata, 10 vetura, 2 motorë dhe një kamion që përdoreshin për transportin dhe shpërndarjen e drogës.

Policia vlerëson se kjo organizatë ka trafikuar më shumë se 1.2 ton kanabis, si dhe sasi të mëdha drogash të rënda. Vlerësohet se përfitimet e saj arrijnë në më shumë se 19 milionë euro.

Paraardhëse

Ultimatumi i Trump për Kastron: Ndryshoni, ose prishim marrëdhëniet!

Pasardhëse

Gropa e vdekjes, devijohet trafiku; ekspertët: Sinjalistika, alarmante

Pasardhëse

Gropa e vdekjes, devijohet trafiku; ekspertët: Sinjalistika, alarmante

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.