• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Athinë, ekzekutohet në makinë shqiptari. Policia, në kërkim të autorëve

13 November, 2016
në Aktualitet
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një shtetas shqiptar, i identifikuar si 32-vjeçari Rigert Dervishi, është ekzekutuar me 10 plumba në Athinë nga persona të panjohur, në momentin kur ai ndodhej në makinën e tij.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, në lagjen “Keratsini” të Pireut.

Në rrethana që ende nuk janë qartësuar, 32-vjeçari është qëlluar disa herë, ndërsa autorët më pas janë larguar dhe po kërkohen nga policia. Hetuesit po punojnë edhe mbi një pistë tjetër, sipas së cilës, të dyshuarit kanë qenë në një makinë me viktimën, para se të ndodhte vrasja.

Në vendngjarje, policia dhe hetuesit kanë gjetur mbi 10 gëzhoja të kalibrit 9mm, të cilat janë çuar për analiza balistike.

Trupi i viktimës është transportuar në spitalin shtetëror të Nikeas.

Ndërkohë, në të njëjtën zonë, të dielën ka ndodhur edhe një tjetër incident. Vetëm 50 metra larg vendit ku u vra shqiptari, policia është përfshirë në një shkëmbim zjarri me një bandë gjeorgjianësh, që grabisnin dyqane.

Plot 5 grabitës u arrestuan, një prej tyre i plagosur lehtë. Por policia sqaron se, pavarësisht afërsisë së dy vendngjarjeve, incidenti me bandën dhe vrasja e shqiptarit nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Paraardhëse

Ballsh, Basha: Në vend të pagave për naftëtarët, qeveria ushqen korrupsionin

Pasardhëse

Tiranë, parandalohet vrasja për gjakmarrje. Arrestohen 4 shtetas

Pasardhëse

Tiranë, parandalohet vrasja për gjakmarrje. Arrestohen 4 shtetas

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.