• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Atentati në Tiranë, zbardhen detaje: Autorët qëlluan 5 plumba, viktima me vete kishte …

29 January, 2018
në Aktualitet
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Petro Cani”, pranë Pediatrisë në QSUT.

Autorët kanë qëlluar me pesë plumba Devi Kasmin, 41-vjeç, teksa dilte nga banesa e tij, i cili ka humbur jetën në vend. Viktima ka ndryshuar emrin pasi më parë quhej Defrim. Dyshohet se autori merrej me veprimtari kriminale pasi ai rezulton një person i njohur për policinë e Tiranës.

41-vjeçari është dënuar në 2010-ën nga Gjykata e Tiranës për një vepër penale. ​Dëshmitarë okularë bëjnë të ditur se kanë qenë dy persona në një motor sportiv dhe të shpejtë me skafandra në kokë, të cilët kanë hapur zjarr ndaj Kasmit.

Duke përfituar edhe nga errësira, ata janë larguar me shpejtësi në drejtim të zonës së Freskut. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes dy armë zjarri pistoletë.

Blutë sqarojnë gjithashtu se armët e zjarrit i përkasin viktimës i cili i ka pasur ato me vete kur është ekzekutuar duke dalë nga banesa. Nisur nga dinamika e ngjarjes, autorët e kanë pritur viktimën të dilte nga shtëpia dhe në momentin kur ai po lëvizte në rrugicën e ngushtë dhe të errët është qëlluar për vdekje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur 50 metra nga spitali i Pediatrisë në QSUT, ndërsa 100 metra më larg ndodhet godina e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH).

E gjithë ngjarja është parë nga dy infermiere të cilat kanë qenë duke kaluar në rrugën ku ndodhi atentati. Policia ka shoqëruar tre persona për t’i marrë në pyetje në vijim të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes.

Autorët mbeten ende në arrati, ndërkohë që policia ka ngritur postblloqe në akset hyrëse dhe dalëse të Tiranës. Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu.

Pista kryesore që po hetohet është ajo e konflikteve që ka pasur Devi Kasmi në të kaluarën. Report Tv mëson se viktima ka qenë i dënuar në vitin 2010 për falsifikim dokumentesh. Fakti që ai mbante dy armë zjarri pistoletë me vete tregon se Kasmi i druhej një atentati ndaj tij.

Paraardhëse

Me zë të dridhur, motra e Arielës: Na thanë, Aldisoni po vjen me mendje të keqe, ne…

Pasardhëse

I shpëtonte policisë, pasi kishte marrë mbiemrin e gruas

Pasardhëse

I shpëtonte policisë, pasi kishte marrë mbiemrin e gruas

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.