• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Atentat në Elbasan, 3 të vrarë dhe 7 të plagosur

4 February, 2016
në Aktualitet
0
31
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Tre persona kanë gjetur vdekjen dhe 7 të tjerë janë plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, në një përleshje të armatosur të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Elbasanit.

Burime policore bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në një lokal, në zonën periferike të Krastës, pranë stadiumit “Elbasan Arena”. Disa persona kanë hapur zjarr me armë automatike në drejtim të lokalit, ku për pasojë dy persona kanë gjetur vdekjen e menjëhershme dhe 8 të tjerë janë plagosur, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë pak më vonë në Spitalin e Elbasanit.

Viktimat janë identifikuar si shtetasit Agron Çapja, Ardit Sinakoli, si dhe Eno Bedalli; ndërsa të plagosurit janë: Ardian Zharri,Fejzulla Çapja, Ferit e Luan Muça, Bujar Reshka, si dhe Florenc e Arnold Çapja.

Dëshmitarët thonë se ngjarja ka zgjatur pakë minuta. Sipas tyre, para lokalit ka ndaluar një automjet tip “BMW” e zezë, seria 5, nga e cila kanë zbritur dy persona. Këta të fundit kanë hapur zjarr me breshëri ndaj personave që ndodheshin brenda lokalit, pa kursyer askënd.

Sa u takon motiveve të ngjarjes, për momentin përflitet për një hakmarrje të vjetër të nisur shumë vite më parë nga familja Çapja dhe këtu janë fokusuar hetimet.

Ministri Tahiri mësohet se ka mbërritur në Drejtorinë Vendore të Policisë së Elbasanit, së bashku me Drejtorin Çako.

Forcat e policisë kanë nisur kontrollet në banesa, kanë bllokuar qarkullimin përgjatë gjithë aksit Elbasan-Librazhd, si dhe kanë ngritur postblloqe në rrugët e tjera dalëse të qytetit.

Në ndihmë të tyre kanë shkuar forcat e RENEA-s dhe ato të FNSH-së së Tiranës dhe Fierit, si dhe të komisariateve të Durrësit, Lushnjes dhe sërish Fierit.

Gjashtë prej personave të plagosur kanë mbërritur me helikopter në Tiranë, për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës. Nga të dhënat e fundit rezulton se 3 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, uniformat blu kanë identifikuar edhe targën e automjetit të përdorur për këtë masakër, gjë që mund të përbëjë një mundësi për të arritur tek autorët.

Paraardhëse

Horoskopi ditor, e shtune 12 mars 2016

Pasardhëse

Pista / Ja pse u vranë 3 persona në Elbasan

Pasardhëse

Pista / Ja pse u vranë 3 persona në Elbasan

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.