• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Astrit Patozi reagon ashpër pas publikimit të fotove nga Rama: Ja si të shpëtojmë prej qeverive, që mburren me sendet tona

26 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar pas publikimit të pamjeve nga kryeministri Edi Rama të urës në Kukës, ku edhe shkruante ndër të tjera “më falni po dallimi mes nesh e atyre përpara është fiks si dallimi në foto mes urës së vjetër dhe të resë”.

Patozi shkruan në Facebook se shpëtimi i vetëm nga qeveritë që mburren me punët publike nuk është thjeshtë rotacioni, por duhet bërë ndryshimi, duke filluar nga këto zgjedhje.

Postimi i plotë:

“SI TË SHPËTOJMË PREJ QEVERIVE, QË MBURREN ME SENDET TONA

Kjo mburrja e qeverisë me sendet, që ka ndërtuar apo financuar gjatë mandatit të saj, është një nga gjërat më të neveritshme të këtyre viteve të fundit. Është mes të tjerash edhe një lloj pasqyre e katandisjes së politikës dhe e raportit primitiv të pushtetit me shoqërinë në Shqipëri.

Jemi gati rast unikal në Europë e më gjerë për kryeministra, ministra dhe kryetarë bashkie, që na zgjojnë pa u gdhirë dhe na e shpifin ditën, duke na pëmendur rrugë, shkolla, ujësjellësa, spitale, metra katrorë dhe tonelata asfalti, tela dhe tuba me shumicë, duke na i shitur këto gati si një sakrificë sublime, të cilën e kanë bërë për ne.

Sot ishte radha e një ure në Kukës, që na e bëri “peshqesh” Edi Rama. Nesër do të jetë një ujësjellës, pasnesër një rrugë, e kështu me radhë do të vazhdojë, derisa të vijnë zgjedhjet.

A thua se ato nuk janë bërë me fonde të buxhetit të shtetit, por janë dhurata filantropike nga llogaritë e lëna si trashëgim prej gjyshërve të tyre të pasur.

Ndërkohë që në botë edhe kur ndodhin donacione të tilla, ku përfshihen dinastitë e famshme financiare, ose nuk bëhet lajm fare, ose ai i drejtohet një audience të kufizuar, që ka lidhje të drejtpërdrejtë me investimin, por jo gjithë popullit mbarë.

Dhe pyetja është në duhet t’ia dimë për nder kryeministrit pse në kohën e qeverisjes së tij ndërtohen edhe vepra publike, gjë që në fakt është puna rutinë e çdo administrate, që kur ka lindur shteti në këtë botë?

Mos vallë duhet t’i jemi mirënjohës qeveris së tij, që s’ka lënë gjë pa bërë në këto 7 vjet me tendera dhe konçensione të korruptuara, se nuk i ka asgjësuar të gjitha fondet e mbledhura prej taksave tona, por ka lënë diçka edhe për punët publike? Le më pastaj të futemi më thellë në vlerën përherë të fryrë me të cilën ato ndërtohen, për shkak të babëzisë në të gjitha hallkat e procesit, që nga tenderimi e deri tek vendosja e tullës së fundit.

Në një kohë kur pothuajse mungon debati për rritjen ekonomike, shtimin e vendeve të punës, nivelin e taksave, uljen e varfërisë, cilësinë e arsimit dhe të shëndetësisë, përmirësimin e mjedisit, mbrojtjen e prodhimit vendas apo tema të ngjashme, me të cilat krahasohen qeveritë në çdo vend të zhvilluar dhe qytetëruar.

Po çfarë është kjo dashuri e pushtetmbajtësve tanë me sendet, që ndërtohen në kohën e tyre? Nuk e bëjnë vetëm për të shpërqëndruar vëmendjen nga çështjet e rëndësishme, me të cilat ballafaqohet çdo qeveri serioze në botë. Por më shumë ngaqë duan të rrënjosin konceptin se të kesh pushtetin në Shqipëri, nuk ka kuptimin që të shërbesh për aq sa ke mandatin, por të jesh zoti dhe pronari i plotfuqishëm i gjithë vendit.

Që do të thotë se çdo gjë kalon përmes teje dhe ndodh për shkak se do ti, me përjashtim të tërmeteve, pandemive dhe gjërave të kësaj natyre.

Ndaj edhe është i domosdoshëm ndryshimi dhe jo thjesht rotacioni në Shqipëri, duke filluar nga këto zgjedhje. Dhe shenja e parë që ai ka ardhur do të jetë, kur të mos na e nxjerrin më gjumin që në pikë të sabahut udhëheqësit e lavdishëm të partisë dhe të popullit, duke u krenuar me vepra publike të ndërtuara me paratë tona.” – shkruan Patozi.

Paraardhëse

Zgjedhjet në Malin e Zi, ministri Gent Cakaj ‘sfidon’ kryeministrin Rama

Pasardhëse

Udhëtimet për vendet jashtë BE-së, qeveria gjermane del me vendimin e ri

Pasardhëse

Udhëtimet për vendet jashtë BE-së, qeveria gjermane del me vendimin e ri

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.