• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Astrit Patozi nxjerr prapaskenat: Ju tregoj se çfarë po e tmerron Ramën dhe Bashën

15 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi e quan marrëveshjen e 5 qershorit një ndyrësi politike. Sipas tij, Basha dhe Rama janë të tmerruar.

“Marrëveshja e 5 qershorit ishte një ndyrësi politike, ngado që ta kapësh. Le të jenë vendas apo ndërkombëtarë ata, që e mbrojnë apo e dashurojnë, ajo sërish do të mbetet një monument i dëshirës për ta mbajtur Shqipërinë në vendnumuronë e krizave të rënda, që ka prodhuar dhe do të vijojë të gjenerojë abuzimi i frikshëm me pushtetin prej dekadash. Nuk ka rëndësi, nëse votohet apo rrëzohet më 30 qershor, dita kur është parashikuar fundi i kësaj sage të lodhshme dhe hipokrite, që vetëm me interesin publik nuk ka të bëjë fare.

Edhe kjo hapja me përqindje e listave, që ka shpikur Edi Rama për t’ia vënë si samar marrëveshjes, me pretendimin se kështu ndoshta mund të quhet reformë elektorale, bie erë të keqe. Aq sa, sipas meje, nuk ia vlen fare diskutimi, se kush është më e mirë nga të dyja, pisllëku i pastër i 5 qershorit, apo hollimi i saj me livando, që po na shitet si plotësim i dëshirës së popullit për t’i zgjedhur vetë përfaqësuesit e vet.

Nëse do ta kishin lexuar realisht vullnetin e njerëzve për ndryshim, sot do të kishim kryer punë me një reformë të qënësishme zgjedhore, që nuk përfshinte thjesht dhe vetëm hapjen e listave, sepse ai nuk është qëllim në vetvete.

Por tek e fundit, le të çajnë barkun me njëri-tjetrin Edi Rama me Lulzim Bashën, për këtë çështje, sepse vetë e kanë sjellë punën deri këtu. Acarimi i debatit politik është ndoshta i vetmi moment ndoshta, kur Shqipëria mund të përfitojë diçka prej tyre. Të paktën nuk humbet aq shumë, sa në rastet e pazareve të pista, të cilat jo domosdoshmërisht lidhen me një datë të caktuar. Fjala vjen, 17 maji apo 5 qershori.

Dhe sot ata të dy ngjajnë me ata lepujt e frikësuar njëkohësisht nga njëri-tjetri, që vrapojnë në drejtim të kundërt, pa e ditur se çfarë po ndjen dhe bën kundërshtari.

Sepse i pari sheh ëndrra shumë të këqija për shkak të zullumeve të mëdha të pushtetit të vet në këto 7 vjet. Dhe, siç e thotë edhe vetë, populli nuk është asnjëherë budalla kur mendon dhe voton.

Kurse tjetri ka frikë të dalë në rrugë vetëm, ndonëse pretendon se po e pret një fitore madhështore, ngaqë ka parasysh se e ka thënë edhe herë të tjera këtë përrallë dhe s’para i ka dalë llafi.

Kjo është në fakt mrekullia e vetme, që ka sjellë deri tani debati për hapjen e listave, duke i trembur njëkohësisht dy pengmarrësit më të mëdhenj të demokracisë në Shqipëri. Natyrisht, secilin për arsyet e veta. Edhe kaq nuk është pak, por le të shohim deri në fund”, shkruan Astrit Patozi.

Paraardhëse

‘Të do vjehrra shumë’, këngëtarja shqiptare ia vë syrin Ajkës për të birin (FOTO)

Pasardhëse

Në cilën parti do të paraqitet deputetja në zgjedhjet e ardhshme? Rudina Hajdari jep përgjigjen e prerë

Pasardhëse

Në cilën parti do të paraqitet deputetja në zgjedhjet e ardhshme? Rudina Hajdari jep përgjigjen e prerë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.