• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Astrit Patozi ka një propozim për shefin e PD dhe kryeministrin Rama

5 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, thotë se mënyra më e mirë për zgjedhje të lira do të ishte votimi dhe numërimi elektronik, por duke qenë se nuk arrihet kjo, e vetmja zgjidhje sipas tij, është që numërimi të kryhet në çdo qendër votimi në të gjithë Shqipërinë.

Sipas Patozit, është i domosdoshëm të dalë rezultati njëkohësisht pasi zvarritja e këtij rezultati sjelle deformime të rënda. Ai shton se mënyra aktuale i jep avantazh fituesve dhe dekurajon humbësit, duke deformuar rëndshëm rezultatin. “Ndaj edhe ky hall i madh duhet zgjidhur brenda kësaj gjysmë reforme”, propozon ai.

Reagimi i plotë:

“NJË PROPOZIM PËR ZOTËRINJTË LULI DHE EDI PËR REFORMËN ZGJEDHORE GJYSMAKE ( GJITHMONË, NË RAST SE DO TË BËHET)

Meqë zoti Luli Basha thotë se ka ngelur vetëm një pikë për të arritur marrëveshjen “historike” për reformën zgjedhore, dhe zoti Edi Rama po i mban hatrin atij dhe nuk po e thotë fjalën e fundit, deri sa të kemi një kompromis të madh, unë kam një propozim:

Mos bëni kot sikur ziheni për gjëra të parëndësishme, që fillojnë e mbarojnë tek prania e militantëve tuaj në qendrat e votimit, se për aq po bëhet e gjithë kjo luftë gjelash arbërorë.

Depolitizimi i komisioneve zgjedhore është minimumi që mund të bëhet për të çliruar votën e shqiptarëve nga kthetrat e hajdutëve të çertifikuar të zgjedhjeve, duke filluar nga viti 1996 e deri sot, që po flasim.

Sepse përfaqësuesit e partive të mëdha në komisione dhe në qendrat e numurimit janë ekzekutorët e të gjitha deformimeve të rënda në çdo proces votimi në Shqipëri dhe ky është fakt i njohur botërisht.

Por edhe nëse ky çlirim do të ndodhë ndoshta tani, me zbythjen e zotit Luli dhe me bekimin e zotit Edi, ai është sërish i pamjaftueshëm. Sepse një problem po kaq i madh mbetet numërimi jo i njëkohshëm i votave në të gjithë territorin e Shqipërisë, gjë që zakonisht i jep avantazh fituesve dhe dekurajon humbësit, duke deformuar rëndshëm rezultatin.

Ndaj edhe ky hall i madh duhet zgjidhur brenda kësaj gjysmë reforme.

Mundësia më e mirë do të ishte votimi dhe numërimi elektronik, por me sa duket ne jemi shumë larg kësaj perspektive dhe ata që nuk duan ta bëjnë prej gati 10 vjetësh fshihen si struci pas OSBE/ODIHR-it.

Në këto kushte, e vetmja zgjidhje është që numërimi të kryhet në çdo qendër votimi, që rezultati të dalë njëkohësisht në gjithë Shqipërinë.

Kjo do të shmangte zvarritjet dhe deformimet e rënda, që përsëriten në mënyrë ciklike në Shqipëri, sa herë ka zgjedhje.

Ndërkohë kjo do ta thjeshtonte më shumë e do ta bënte në të menaxhueshme skemën e administrimit të zgjedhjeve, sepse e njëjta treshe, që do të shërbente si komision votimi do të kryente edhe numurimin e votave.

Nuk kam shumë shpresë se ky propozim do të merret në konsideratë, por ju siguroj se nëse do të ketë realisht një reformë gjysmake zgjedhore, ajo nuk do të kishte asnjë kuptim pa zgjidhjen e këtij problemi, që e kemi në kurriz prej kaq vitesh në Shqipëri.

PS Ky propozim i drejtohet kryesisht Oerd Bylykbashit të Partisë Demokratike, i cili duhet t’ia shpjegojë se çfarë kam parasysh me këtë zotit Luli Basha, sepse ky i fundit e ka vështirë që ta kuptojë.

Ndërsa zoti Edi Rama mendoj se nuk ka nevojë për ndihmën e Damian Gjiknurit në këtë rast, sepse e di se për çfarë bëhet fjalë, por atij thjesht mund të mos i interesojë që ta bëjë” shkruan Patozi.

Paraardhëse

Çfarë po ndodh në selinë blu, zbulohet një tjetër takimi i rëndësishëm i Lulzim Bashës

Pasardhëse

Pritja e një përgjigje nga PD për marrëveshje, analisti tregon ku ndryshon Rama me Bashën nga dyshja Nano-Berisha

Pasardhëse

Pritja e një përgjigje nga PD për marrëveshje, analisti tregon ku ndryshon Rama me Bashën nga dyshja Nano-Berisha

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.