• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Astrit Patozi jep mesazhin e fortë: Vetëm nëse kjo gjë do të realizohet, Edi Rama do të fillojë të vihet në vështirësi

17 September, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
515
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai e quan një duel të shëmtuar atë të Berishës me Bashën, por sipas tij kjo përplasje po bën një shërbim të mirë për publikun.

Postimi i Patozit:

“DUELI I SHËMTUAR BERISHA-BASHA PO BËN NJË SHËRBIM TË MIRË PUBLIK

Dueli, sa i ashpër, aq edhe qesharak për dominimin e Partisë Demokratike mes Berishës dhe Bashës ka vetëm një aspekt pozitiv me dobi publike. Mund të shërbejë si pika që derdh gotën për një kontigjent opozitarësh për të kuptuar se kjo mbyllje e shëmtuar e një raporti hipokrit mes të dyve është pasojë e një modeli të dështuar politik, që duhet braktisur një orë e më parë.

Kam bindjen se rruga e vetme për ta përfaqësuar atë masë racionale njerëzish që refuzojnë qeverinë, por ndjehen të zhgënjyer, tradhtuar, madje edhe të turpëruar nga kacafytja që po ndodh në Partinë Demokratike është krijimi i një poli tjetër opozitar, që të mos ketë asnjë lidhje me atë proces rrënues, që po shtyhet fort sot vetëm për motive personale.

Ne nuk kemi nevojë të mblidhemi rrotull ndonjë udhëheqësi të lavdishëm, sepse po e shohim live spektaklin e shëmtuar, që është në fakt humnera, ku të çon ai lloj keqkuptimi. Shqipërisë i duhet një projekt politik që të përbashkojë parti, shoqata apo dhe personazhe të jetës publike, të cilët duhet të angazhohen për një mënyre të re të të bërit politikë, në kostrast të fortë me kryetarokracinë, sëmundjen e rëndë që po gërryen sot Partinë Socialiste në pushtet, dhe Partinë Demokratike, në opozitë.

Sipas meje, ai duhet të jetë një forum i hapur, i cili duhet të mirëpresë pa asnjë kufizim çdo element opozitar, që pranon të luftojë për një ndryshim thelbësor të politikërjes në Shqipëri, në bazë të një platforme të thjeshtë transformuese.

Natyrisht, kjo është një ftesë që nuk vlen për ushtarët e verbër që janë rreshtuar në njërin prej kampeve ndërluftuese. Të cilët, në rastin më të mirë janë naivët, ose ata që të drejtën e të menduarit dhe të vepruarit ia kanë deleguar pa kushte udhëheqësve ” të pagabueshëm”. Ata thjesht duhen mëshiruar.

Kurse në rastin më të keq janë kockakërkuesit, të cilët nuk kanë asnjë ndjeshmëri tjetër në këtë tokë përveçse llogarisë se duke qëndruar urtë tek cepi mund të presin ndonjë dhuratë nga ai që ka vulën. Këta, sigurisht, janë për t’u përçmuar.

Ata mundësisht le ta vazhdojnë pa u ndërprerë luftën e tyre të pakuptimtë se kush e ka udhëheqësin më të fortë, se nuk i prishin punë njeriu, kështu si kanë ardhur punët. Për të mos thënë se bëjnë të kundërtën, bindin edhe dreqin që të neveritet prej “kauzës” së tyre.

Kam bindjen e thellë se opozitarët që fusin në punë arsyen dhe logjikën nuk janë pak dhe se ata janë shtuar shumë pas shpërthimit të konfliktit Basha-Berisha, që është ilustrimi më i mirë jo vetëm i degradimit të lidershipit në PD, por edhe i zvetënimit dramatik të të gjithë ambjentit politik në Shqipëri.

Dhe vetëm nëse kjo gjë do të realizohet, Edi Rama do të fillojë të vihet në vështirësi, pasi në zgjedhjet e radhës nuk do të ketë përballë vetëm një humbës serial (broken leader, sipas Berishës), të cilin ka treguar se e mund me shpulla, sa herë që i del përpara.“-shprehet Patozi.

Paraardhëse

“Nuk të kam marrë për truproje”, Tea bezdiset nga partneri

Pasardhëse

Bujar Nishani zbulon se kush do ti fitojë zgjedhjet e ardhshme

Pasardhëse

Bujar Nishani zbulon se kush do ti fitojë zgjedhjet e ardhshme

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.