• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Astrit Patozi flet hapur: Lulzim Basha ka një problem të madh

11 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Hapja e listave ka ndezur debat në politikën shqiptare. Kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi tha se ajo po funksionon pa u miratuar.

Patozi shkruan me ironi se BASHA ka një problem të madh, pasi kur flet për zgjedhjet thotë se do të fitojë bashkë me aleatët, ndërsa sa herë flet për pushtetin e nesërm thotë qeveria ime.

Postimi i plotë:

“HAPJA E LISTAVE PO FUNKSIONON PA U MIRATUAR

Për të ditur se çfarë janë listat e hapura për Shqipërinë, mjafton të shikosh efektet që ka shkaktuar në Tiranë vetëm ndezja e debatit për këtë çështje.

Edi Rama duket se është kujtuar pas 7 vjetësh se duhet dëgjuar ndonjëherë edhe populli për kërkesat e tij. Pasi nuk ka lënë gjë pa bërë në kurriz të tij dhe pa e pyetur asnjëherë, papritur është bërë i dhembshur dhe i dëgjueshëm. Thotë se po ndjek amanetin e tij, por e kupton edhe derri që po kërkon t’ua bëjë edhe më malore zgjedhjet kundërshtarëve të vet politikë.

Lulzim Basha është pickuar keq dhe po e quan shkelje të lirive themelore të njeriut po të shkojë vetëm në votime, a thua se kur u themelua PD në vitin 1990 kishte parasysh që do të bënte patjetër aleancë me Monikën pas 30 vjetësh.

Kjo e fundit, për hir të së vërtetës, nuk duket të jetë mërzitur shumë, sepse e ka lënë vetëm në ankesa vëllain e rigjetur për herë të dytë nga martesa e parë . Ndoshta ngaqë nuk është shumë e zonja në qarje, por është e specializuar vetëm për dasma e dolli.

Por Luli ka një problem të madh, se kur flet për zgjedhjet thotë se do të fitojë bashkë me aleatët, ndërsa sa herë flet për pushtetin e nesërm thotë qeveria ime.

Habia më e madhe po ndodh me një turmë veprimtarësh civilë, të cilët kishin 10 vjet që na shurdhonin me seminare dhe peticione për ndryshimin e sistemit. Ata, ose janë fshehur dhe nuk duken gjëkundi, ose e quajnë të shenjtë marrëveshjen e 5 qershorit dhe thonë se Shqipëria shpëton vetëm po u miratua ajo siç është.

Edhe shtypi e ka ndjerë fort tërmetin dhe është barrikaduar kryesisht në krah të dy partive kryesore, gjë që nuk çudit, sepse nuk ndodh për herë të parë. Ata që bëjnë sikur qëndrojnë në mes i tradhton fakti që kanë rinisur gjuetinë ndaj Murrizit dhe Hajdarit, të cilët gati po konsiderohen shkaktarë për të gjitha të zezat e politikës në këto 30 vjet.

E rëndësishme është që askush nuk po shfaqet indiferent, por i përfshirë deri në grykë brenda këtij debati. Pavarësisht fantazisë apo emocionalitetit, që është cilësi individuale. Që e bën fjala vjen Lorenc Vangjelin që ta shikojë rotacionin brenda Partisë Socialiste, dhe jo mes dy blloqeve politike, ndryshe nga gjithë të tjerët.

Kjo është pak a shumë atmosfera në Tiranë vetëm nga përfytyrimi për “mrekullinë” apo “gjëmën” që pritet të sjellë për Shqipërinë hapja e listave.

Se çfarë do të ndodhë realisht, kur ato vërtet të çlirohen një ditë, nuk është shumë e vështirë për t’u kuptuar”, – shkruan Patozi.

Paraardhëse

Ish-drejtori i ISHP-së del kundër Silva Binos dhe jep lajmin e madh që e prisnim të gjithë

Pasardhëse

Ish-deputeti tregon goditjen e fortë që ka marrë Rama: Ja kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë

Pasardhëse

Ish-deputeti tregon goditjen e fortë që ka marrë Rama: Ja kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.