• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Astrit Patozi befasohet nga lëvizja e kryeministrit Rama që po ‘trazon’ politikën shqiptare, zbulon çfarë pritet në vijim

24 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me draftin e PS për zgjedhjet. Patozi shton se rezultati do të jetë si tabelë emulacioni në kohën e diktaturës, ku thjesht të afishohen ata që kanë punuar më mirë se të tjerët, por në parlament të hyjnë vetëm ata që ka vendosur në krye të listës kryetari i partisë.

Postimi i Patozit

“Për kë e ke këtë herësin e Damianit o kryetimonier, sipas të cilit listat mbyllen 99.99 përqind, por teorikisht popullit nuk i hiqet e drejta të vendosë kryqin aty ku i do zemra. Edhe pse vota e tij nuk do të ketë asnjë vlerë për të zgjedhur deputetin që do.

Që do të thotë se rezultati do të jetë si tabelë emulacioni në kohën e diktaturës, ku thjesht të afishohen ata që kanë punuar më mirë se të tjerët, por në parlament të hyjnë vetëm ata që ka vendosur në krye të listës kryetari i partisë.

Sepse zoti Luli po bën sikur nuk e ka mendjen, edhe pse ndjehet qartësisht se po i lëshon goja lëng, duke pritur me padurim ditën që kjo “mrekulli” të miratohet në mënyrë të njëanshme në parlament. Por tek e fundit, ai është në të drejtë të Zotit të përfitojë pa asnjë kosto prej një poshtërsie politike dhe juridike, që ka nisur dhe mund të bitiset vetëm me votat e “Rilindjes”.

Opozitën parlamentare, për të cilën u betove se e bëre sakrificën e hapjes së listave, e ke kategorikisht kundër, me akte dhe me fjalë. Dhe kjo për faktin e thjeshtë se po bëhet gjithmonë e më e vështirë të gjesh budallenj në këtë botë.

Në këto kushte e ke detyrim të na thuash, se kujt po ia bën nderin, duke menduar se mund të na çosh në zgjedhje me një ligj, që e përkeqëson edhe më shumë pabarazinë dhe deformimin e vulllnetit të qytetarëve, gjë që e bën më të fortë bipolaritetin apo pushtetin e kryetarëve të dy partive kryesore.

Sepse para 30 korrikut na u ankove se kishe vetëm 74 vota dhe nuk mund t’ia plotësoje të gjitha dëshirat Lulit. Tani duhet ta marrësh vetë përsipër të gjithë faturën e listave të mbyllura, pa koalicione dhe me prag të shtuar kombëtar 3 përqind, sepse PD-ja formalisht nuk ka asnjë rol për të luajtur.

Mbase nuk të kemi njohur mirë në këto vite, o kryetimonier, duke menduar për ty se i bën mirë pazaret, por nuk ke lidhje fare me kauzat dhe betejat parimore. Ky është rasti për të na dëshmuar, se je i gatshëm për të qenë edhe i vetëm trim në luftë, qoftë kjo edhe e ndyrë.” – shkruan Patozi.

Paraardhëse

Priti ambasadorët në Presidencë, Meta zbulon çfarë u ka komunikuar

Pasardhëse

Thellohet përplasja mes mazhorancës dhe Presidencës, Kuvendi i rrëzon Metës 3 dekrete

Pasardhëse

Thellohet përplasja mes mazhorancës dhe Presidencës, Kuvendi i rrëzon Metës 3 dekrete

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.