• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Asociacioni, Gërvalla: Presim që BE-ja të deklarohet për Serbinë

3 November, 2023
në Aktualitet, Kosovë
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, ftoi në Berlin përfaqësues të vendeve të ndryshme të BE-së dhe të vendeve kandidate dhe aderuese për të biseduar për të ardhmen e BE-së. Cilat janë pritshmëritë e Kosovës?

Gërvalla: Është mirë që Gjermania ka ftuar të bisedojmë për Bashkimin Evropian së bashku me shtetet të cilat e aspirojnë Bashkimin Evropian. Është po ashtu me rëndësi që të mos harrojmë prioritetet kryesore me të cilat ballafaqohet Bashkimi Evropian dhe të gjitha shtetet në Evropë, në kohërat kur lufta është rikthyer në Evropë. Në kohërat kur lufta rrezikohet të shpërndahet edhe më tej në kontinentin tonë, nevojitet një gjuhë e qartë, një strategji e qartë e Bashkimit Evropian dhe në radhë të parë edhe e shteteve të mëdha dhe të fuqishme si Gjermania.

Çfarë duhet të bëjë Bashkimi Evropian për të zgjidhur ngërçin mes Kosovës dhe Serbisë?

Gërvalla: Jemi në pritje të deklarohet për atë çka ka ndodhur në 24 shtator. Ende jemi në pritje dhe ende përgjigja që dëgjojmë është që ende nuk kemi përfunduar hetimet. Mendoj që do të duhet të ishin përfunduar kohë më parë, sepse dëshmitë janë shumë të qarta rreth asaj çfarë ka ndodhur më 24 shtator në Kosovë, akti i 24 shtatorit është kryer me metoda terroriste, por ka qenë një akt i hapur që ka tentuar të aneksojë, pra, të pushtojë territor të Kosovës dhe presim një gjuhë shumë të qartë nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian se përndryshe besimi për të negociuar me Serbinë është dobësuar shumë.

Ju edhe më parë keni bërë thirrje në adresë të BE-së, por ajo nuk e ka ndryshuar qëndrimin. Çfarë prisni të ndodhë konkretisht?

Gërvalla: Ne vetëm mund t’i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian, nuk mund t’i imponojmë qëndrimet tona. Ne mund të sensibilizojmë dhe të jemi të qartë, qoftë në paraqitjen e dëshmive rreth aktit të agresionit që është kryer, po ashtu që të shfrytëzojmë të gjitha kanalet diplomatike dhe publike për të sensibilizuar shtetet. Kjo është ajo çka mund të bëjmë ne, tjetra ka të bëjë me Bashkimin Evropian, dhe unë nuk besoj që Bashkimi Evropian dëshiron dhe kjo konferencë është një mundësi e mirë, nuk besoj që BE të mos humbasë më shumë nga kredibiliteti edhe ashtu shumë i shpenzuar në rajonin tonë.

A e ka pranuar Kosova zyrtarisht Asociacionin…

Gërvalla: Nuk e di për cilin asociacion e keni fjalën, ka një asociacion i vitit 2013, është bërë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën Gjykata e vitit 2015 e ka shpallur si shkelje të më shumë se 22 neneve. Ne kemi një propozim të ri, një dokument të ri të Bashkimit Evropian, në vija të trasha ka një qasje krejt tjetër nga në të kaluarët. Por këto janë të gjitha gjërat që ne do t’i bisedojmë gjatë një procesi intensiv me Bashkimin Evropian dhe e gjitha kjo varet se a do të jetë ky propozim, ai i cili do të sjellë normalizimin përfundimtar me Serbinë apo jo. Nëse çfarë do lloj dokumenti shërben vetëm për Kosovën dhe nuk shërben për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin tonë atëherë ne jemi shumë skeptik se sa i përshtatshëm është ai për t’u diskutuar.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha që ju e keni pranuar propozimin për Asociacionin

Gërvalla: Po të lexoni me kujdes deklaratën e kryeministrit pas takimit në Bruksel, atëherë do ta dini që kryeministri ka bërë një deklaratë të hapur dhe të sinqertë për nënshkrim të tri dokumenteve. Po atë ditë Serbia e ka refuzuar atë ofertë të kryeministrit tonë përmes Bashkimit Evropian, prandaj një gjë e tillë tani është shtyrë për në të ardhmen, dhe se si do të ndodhë në të ardhmen, dhe a do të ndodhë në të ardhmen, mbeten të gjitha pyetje të hapura. / DW

Paraardhëse

Pas ‘kërdisë’ që bëri në Evropë, stuhia e fortë e shiut dhe erës ‘mbërthen’ Shqipërinë, përmbyten rrugët, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

Pasardhëse

“I ka hyrë frika në palcë”, Berisha paralajmëron kryeministrin: Edi Ramës do i bëj gjyqin politik të shekullit

Pasardhëse

“I ka hyrë frika në palcë”, Berisha paralajmëron kryeministrin: Edi Ramës do i bëj gjyqin politik të shekullit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.