• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

‘Asnjëherë më parë nuk është parë një shkatërrim i tillë’, Bushati flet nga Shkodra

20 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
113
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Drejtuesi politik i partisë demokratike për qarkun Shkodër, Helidon Bushati ka zhvilluar sot një takim me banorët e lagjes Perash.

Banorët i janë ankuar kryesuesit të qarkut të Shkodrës se janë lodhur dhe ndihen të harruar nga premtimet që qeveria Rama ka bërë prej 8 vitesh.

Bushati nga ana e tij u angazhua se qeveria dhe kryeministri i ardhshëm Basha do të përkrahin Shkodrën dhe qytetarët e saj, duke sjell më shumë fonde dhe investime në këtë qytet, të cilin, sipas tij, Rama prej 8 vitesh e ka nëpërkëmbur.

‘Jemi disa ditë larg , nga dita e madhe e 25 prillit, ditë historike për Shkodrën dhe për të gjithë Shqipërinë. Është një moment që pas 8 viteve nëpërkëmbje të qeverisë rilindase bëhet ndarja midis ndryshimit aq shumë të pritshëm, aq shumë të nevojshëm, jo vetëm për qytetin e Shkodrës , jo vetëm për ju por për të gjithë Shqipërinë, apo shkatërrimit të mëtejshëm sepse kanë qenë 8 vjet shkatërrim. Çfarë ndodh sot? Sot papunësia rritet në mënyrë galopante, largimi i të rinjve, largimi i banorëve të Shkodrës është diçka e prekshme në çdo lagje, mbyllja e bizneseve shihet në rrugët kryesore të Shkodrës, asnjëherë më parë nuk është parë një shkatërrim dhe një largim i tillë nga qyteti i Shkodrës.

Ne do të vazhdojmë aty ku lamë projektet tona duke përmirësuar padyshim secilin prej aspekteve. Jemi të gatshëm për të ndërmarrë sfidat me të cilat na përball koha, sfida shumë të mëdha. Shikoni Malin e Zi, Maqedoninë, Serbi, Kroacinë dhe Kosovën janë shumë më përpara përsa i përket biznesit, tërheqjes së investimeve të huaja, krijimit të vendeve të punës, klimës së biznesit. Prandaj ne ndërmarrim dhe marrim përsipër sfidat që të rikthejmë Shkodrën, Shqipërinë në rrugën e integrimit të Bashkimit Evropian, në rrugën e standardeve evropiane’, tha Bushati.

Paraardhëse

Halit Valteri zbulon pse u bashkua me Edi Ramën, nxjerr skenarin e Berishës dhe Metës: Janë më në hall nga të gjithë

Pasardhëse

Mevlani nuk përmbahet, një surprizë tjetër për Ledjanën (FOTO)

Pasardhëse

Mevlani nuk përmbahet, një surprizë tjetër për Ledjanën (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.