• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Askush nuk më pengon të jem në parlament si pjesë e PD”, ja çfarë shkruan ‘Zëri i Amerikës’ për deklaratat e forta të Sali Berishës drejtuar Yuri Kim

5 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
216
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Shqipëri, ish kryeministri Sali Berisha kritikoi ashpër deklaratat e pak ditëve më parë të ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila kërkoi që ai të mos jetë pjesë e parlamentit pas vendimit të Departamentit amerikan që i ndalon atij hyrjen në shtetet e Bashkuara. Zoti Berisha tha se kreu demokrat Basha i kishte kërkuar ambasadores prova e përsëriti se nuk ka forcë në botë që ta pengojë atë të jetë në sallë si pjesë e Partisë Demokratike. Në një reagim të saj, zyra e Shtypit e ambasadës amerikane theksoi se do të përdorin të gjitha instrumentat në dispozicion për t’u përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë.

Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh sot i bindur se vendimi që i ndalon atij dhe familjes së tij hyrjen në Shtetet e Bashkuara, është “një akt i pabazuar në prova dhe fakte”. Ndërsa bëri të ditur se avokati i tij francez kishte dorëzuar në një nga gjykatat e shkallës së parë të Parisit padinë për shpifje ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit Blinken, zoti Berisha shtoi se bëhej fjalë për “një vendim kryekëput politik”.

Sipas tij këtë e konfirmoi dhe kërkesa e pak ditëve më parë e ambasadores amerikane Yuri Kim për mosfutjen e tij në parlament. Një kërkesë për të cilën nga Partia Demokratike nuk ka patur asnjë reagim zyrtar. Kryetari demokrat Lulzim Basha ka heshtur. Por qëndrimin e këtij të fundit e bëri të ditur sot vetë zoti Berisha: “Kryetari i Partisë Demokratike, i është përgjigjur kërkesës së zonjës Kim, me kërkesën e tij: Paraqini, fakte, dokumenta e prova. Kjo është përgjigja që ka marrë zonja Kim nga kryetari i PD. Dhe unë për këtë e falenderoj dhe e përgëzoj”.

Ambasadorja amerikane deklaroi pas takimit të para disa ditëve me zotin Basha se “do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu”. Një deklaratë të cilën zoti Berisha e ka quajtur më skandalozen që një ambasador ka bërë në këto 30 vite, duke shtuar se “mendoj se PD duhet t’i kërkojë zonjës, që të kërkojë ndjesë publikisht”.

Ndërsa duket se në këtë përballje me Shtetet e Bashkuara ai po e lidh fatin e Partisë Demokratike, me çështjen e tij, ish kryeministri nga njëra anë u shpreh se PD nuk ka pse të angazhohet në këtë betejë, dhe nga ana tjetër i tregoi partisë së tij se çfarë duhet të bëjë në këtë rast. “PD dhe cilido tjetër, mendoj unë, ka një detyrë: Të kërkojë, fakte, prova e dokumenta. Ka dhe një detyrë tjetër. Në mungesë të tyre të mos pranojë kurrë diktatin. Sepse diktati të çon te bari, tek fyerjet e poshtërimet që bëhen me barin”, u shpreh zoti Berisha.

Ai dhe një herë përsëriti se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga parlamenti.“Nuk ka forcë në botë, përveç të gjithfuqishmit, që mund të më pengojë mua të ushtroj misionin tim të besuar nga zgjedhësit shqiptarë. Kjo është përfundimtare. Në parlament unë do futem ashtu siç më kanë votuar qytetarët shqiptarë”.

Në një editorial të sajin për gazetën Panorama, ambasadorja amerikane u shpreh dje se “do të kërkoj që Edi Rama, Lulzim Basha, si dhe udhëheqës të tjerë të kontrollojnë listat edhe njëherë për t’u siguruar që kur të kthehen në parlament, njerëzit të mund të jenë krenarë për përfaqësuesit e tyre”.

Vendimi për zotin Berisha erdhi pasi Departamenti i Shtetit e përfshiu atë në kategorinë e “zyrtarëve të korruptuar që kishin minuar demokracinë”. Në një reagim për deklarimet e sotme të ish kryeministrit, Zyra e Shtypit e ambasadës amerikane vuri në dukje se “mes urdhërit ekzekutiv të presidentit Biden, shpalljeve nga Sekretari Shtetit, deklaratave të ambasadores Kim para mediave javën e kaluar, dhe editorialit të saj këtë javë, pozicioni i SHBA-ve, është i qartë dhe i pandryshuar: Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbësor për sigurinë kombëare të SHBA-ve dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentetet në dispozicion për t’u përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë”, nënvizon reagimi i ambasadës amerikane.

Paraardhëse

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA zyrtarizon kthimin në PDK, krahasohet me largimin e Messit nga Barcelona

Pasardhëse

Bien temperaturat, mësoni si pritet të jetë moti në ditët në vazhdim

Pasardhëse

Bien temperaturat, mësoni si pritet të jetë moti në ditët në vazhdim

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.