• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“As Rama e as ata të dhjetë nuk kanë shpëtim”, Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për PS: Nëse nuk e kuptoni këtë do të dëmtoheni rëndë

23 December, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokat Spartak Ngjela nisur nga krijimi i Mini-Shengenit Ballkanik ka sulmuar rëndë kryeministrin Edi Rama. Ngjela e ka paralajmëruar PS se nëse nuk e largojnë Ramën si kryeministër do të dëmtohen shumë rëndë.

“Degradimi i një kryeministri të trembur që kërkon të shkatërrojë shtetin shqiptar, duhet neutralizuar menjëherë. Nëse Partia Socialiste nuk e kupton këtë, do të dëmtohet shumë rëndë.”, shkruan Ngjela.

Postimi i plotë:

Pas skandalit antishqiptar në bashkëpunim misterioz me vrasësit serbë të shqiptarëve, Edi Rama nuk mund të jetë më kryeministri i Shqipërisë.

Qëndresa e politikës kosovare dhe vetë qëndresa e opinionit publik kosovar, kundër Edi Ramës, mund ta shpëtojnë të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor nga një kryeministër antikombëtar.

l.

Nëse Partia Socialiste e ka lëshuar këtë birbo që me politikë antishqiptare të shpëtojë dhjetë të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë, gabohet, sepse as Rama e as ata të dhjetë nuk kanë shpëtim.

Degradimi i një kryeministri të trembur që kërkon të shkatërrojë shtetin shqiptar, duhet neutralizuar menjëherë. Nëse Partia Socialiste nuk e kupton këtë, do të dëmtohet shumë rëndë.

Dhe tjetra: urrejtja që po tregon opinioni publik i Kosovës kundër tradhëtisë antishqiptare të Edi Ramës, nuk mund ta lejojë më këtë krijesë pa atdhe që të vijojë të jetë kryeministër i Shqipërisë.

ll.

Siç duket jemi në të njëjtin regjistër politik: Ahmet Zogu dhunoi Shqipërinë iluministe me hordhitë serbo-ruse, erdhi në pushtet me ta, dhe shiti Kosovën; Enver Hoxha erdhi në pushtet si pjellë jugosllave duke tradhëtuar patriotizmin nacionalist kosovar; kurse Edi Rama po kërkon që, po me Beogradin, të garantojë pushtetin e tij korruptiv duke shitur edhe ky çështjen e Kosovës.

Por tani ka dështuar: politika e Kosovës e kapi dredhinë e tij, dhe sigurisht që po e denoncon. A mund të rrijë kryeministër i Shqipërisë një person i cili është shpallur nga kosovarët armik i Kosovës?

Por, nëse ata dy të parët, Ahmet Zogun dhe Enver Hoxhën, shqiptarët nuk i kapën dot, këtë të fundit duhet ta kapin si një copë rreckë e ta flakin në duart e drejtësisë.

Paraardhëse

Alketa Vejsiu mbron hapur Elvanën: Nuk bëhem kurrë palë me jurinë

Pasardhëse

“Gju më gju me popullin”, Rama poston pamjet, Ministri Klosi në siklet me Ardi Daullxhiun (VIDEO)

Pasardhëse

"Gju më gju me popullin”, Rama poston pamjet, Ministri Klosi në siklet me Ardi Daullxhiun (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Rama: Do të prodhojmë dronë, mjete të blinduara e sisteme antidronë

Nga lajme10
30 December, 2025
0

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e fundvitit ka deklaruar se Shqipëria do të prodhojë mjete të...

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

23 December, 2025

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.