• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Artikulli i BBC po habit rrjetin, ja çfarë ka zbuluar shkrimtarja e njohur në Kukës

7 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
737
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

BBC-Travel i ka kushtuar një artikull shumë të veçantë dhe kuptimplotë bimëve të shutma mjekësore që gjenden në Veriun e Shqipërisë dhe saktësisht në Kukës. Elizabeth Gowing e cila është autore e pesë librave të udhëtimit, nga të cilët katër janë për Kosovën dhe Ballkanin, në këtë artikull ka shkruar për malet shqiptare dhe bimët e egra që ofrojnë mundësi shumë të mëdha ekonomike sidomos për gratë shqiptare.

Gjatë artikullit, Elizabeth shkruan për punën e grave kuksiane të cilat çdo ditë ngjiten në majat më të larta të maleve për të mbledhur bimë mjekësore me shumë vlera në industrinë e produkteve të kujdesit të lëkurës. Në artikull ajo tregon eksperiencën e saj me gratë kuksiane që mbledhin bimët mjekësore për t’i shitur, por edhe mbresat e saj nga udhëtimi në fshatrat e Kukësit.

Po lija Kukësin për një udhëtim dyorësh drejt maleve. Furgoni ishte mbushur plot, me pasagjerë dhe bagazhet e tyre. Udhëtarët kishin lëkurën e pastër dhe strukturën e fortë kockore të cilën isha mësuar ta shihja te burrat e gratë e rajoneve malore në veri të Shqipërisë, por u habita nga bagazhet e tyre. Të gjitha këto lule mblidheshin dhe çoheshin në Kukës për t’u shitur për eksport. Por, i pyeta pasagjerët, si i përdornin ata vetë lulet që mblidhnin?

Ndoshta duhej ta kisha gjetur vetë përgjigjen – stacioni i fundit i furgonit tonë ishte një fshat i quajtur Çajë. Po shkoja në një fshat të quajtur ‘çaj’. Kjo zonë është si pjesa më e madhe e Shqipërisë, që është 77% malore, dhe përfiton nga klima mesdhetare dhe nga toka që kishte pak kontaminim me kimikate gjatë regjimit komunist që ra në fillim të viteve ’90. Të gjithë këta faktorë i bëjnë bimët e egra të Shqipërisë shumë të kërkuara jashtë. Kjo industri ofron mundësi të mëdha ekonomike për gratë që ishin në furgon, megjithëse bimët që mbledhin duhet të përmbushin standarde ndërkombëtare, si për shembull të mos kenë shumë material të papërdorshëm, si kërcelli.

Kur mbërrita në Bujtinën Musaj të Donika Musajit, shpresoja të më jepnin çaj mali, pija e verdhë që vjen nga zierja e bimës Sideritis syriaca. Por, më ofruan një çaj më të errët të bërë nga boronica të thara. ‘Vjet mblodhëm mbi 100 kile boronica’, më tha Donika teksa gjerbja e kënaqur antioksidantët me një shije të lehtë myshku. Për ata nga ne që e kemi më të lehtë të inkorporojmë në regjimin e mirëqenies diçka nga sirtarët e banjos në vend të dollapit të kuzhinës, bimët malore të Shqipërisë ofrojnë një tjetër shpresë. Vaji i helikrisumit, e quajtur si lulja e përjetshme, është një tjetër përbërës në serumet e natës dhe produktet rigjeneruese faciale. Ashtu si lule gishti, kjo është një tjetër bimë që rritet në ajrin e pastër të malit dhe përdoret nga kompanitë kozmetike kudo në botë për vlerat e saj në ruajtjen e tonit të fytyrës.

Teksa vazhdova edhe më tej në veriun e Shqipërisë, anës rrugës takova një tjetër grup grash që mblidhnin gjethe. Më thanë se kishin ardhur nga një fshat aty afër që quhej Gruemirë. Po mblidhnin helikrisum, dhe i pyeta nëse mund t’i fotografoja. ‘Po, por më bëj të dukem bukur’, tha me shaka njëra prej tyre. Duke menduar gjithë vajet dhe petalet e çmuar me të cilat furnizojnë direkt kompanitë tona kozmetike, më tepër sens ka që unë – apo të gjithë ne – ta kërkojmë këtë prej tyre.

Paraardhëse

E papritur! Paralajmërohet protestë, ja çfarë do të ndodhë nesër në Tiranë

Pasardhëse

Mbeti jashtë Parlamentit, por Bushati mund të bëhet ministër në “Qeverinë Rama 3”, deklarata që nuk pritej në mes të emisionit për moderatorin e njohur

Pasardhëse

Mbeti jashtë Parlamentit, por Bushati mund të bëhet ministër në “Qeverinë Rama 3”, deklarata që nuk pritej në mes të emisionit për moderatorin e njohur

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.