• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Artemis Malo: LSI e destinuar të kapitullojë në 25 prill, turp që opozita e Meta po bëjnë politikë me pandeminë dhe tërmetin

30 November, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputetja e Partisë Socialiste për Qarkun e Gjirokastrës, Artemis Malo ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka shpërthyer në akuza të forta në adresë të opozitës joparlamentare.

Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, deputetja socialiste u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim është destinuar, madje sipas saj, partia më e rrezikuar që të kapitullojë në 25 prill, ndërsa shtoi se këtë gjë e tregon fare mirë edhe mënyra se si çifti Kryemadhi-Meta po bëjnë politikë. Sipas saj, fakti që Meta dhe Kryemadhi janë tërbuar, tregon qartë se ata e kanë kuptuar që LSI do të shkrihet dhe do të marrë një goditje të fortë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021.

“Po të vini re ditët e fundit çifti presidencial është futur në panik, për shkak se po e shikojnë që Lëvizja Socialiste për Integrim po merr të tatëpjetën dhe se ajo është e destinuar që të kapitullojë në zgjedhjet parlamentare të 2 prillit. Kështu që thirrjet e presidenti Ilir Meta dhe LSI për të përmbysur qeverinë dhe Partinë Socialiste janë thirrje dëshpëruese që vijnë në një kohë që ata po shikojnë se po u vjen fundi. Është e turpshme që presidenti Meta sulmon dhe akuzon mazhorancën socialiste qeverisëse me një gjuhë rrugaçi. Por dua të theksoj se një gjë është e sigurtë në këtë mes, që Meta-Kryemadhi po sulmon PS dhe kryeministrin Edi Rama, pasi në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit LSI do marrë një goditje të fortë dhe do të shkrihet si parti”, – deklaroi ajo.

Më tej deputetja e Partisë Socialiste për Qarkun e Gjirokastrës, Artemis Malo u shpreh ditën e djeshme se ndihet e keqardhur që opozita dhe presidenti Ilir Meta po bëjnë politikë me pandeminë dhe tërmetin.

“Turp dhe skandal që opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, si dhe presidenti Ilir Meta po bëjnë politikë me pandeminë, me vdekjet nga Covid-19 dhe me situatën post tërmetit. Këta mirë që nuk ndihmojnë, por nuk dinë as të heshtin, pasi po të mos ishte Partia Socialiste, sot qytetarët do të ndiheshin të braktisur në çdo aspekt. PS është një parti që ka prioritet vetëm interesin e qytetarëve dhe ne premtimet që kemi thënë për tërmetin po i mbajnë dhe do t’i bëjmë realitet”, nënvizoi deputetja e Partisë Socialiste për Qarkun e Gjirokastrës, Artemis Malo për gazetën “SOT”.

Paraardhëse

Zgjedhjet e 25 prillit, Rama-Basha në dhjetor hedhin piketat e listës së kandidatëve, rreth 30-40 për qind e emrave aktualë mund të mbeten jashtë

Pasardhëse

Trondit konspiracionisti Cako: Ismail Qemali ka bërë gabime të mëdha

Pasardhëse

Trondit konspiracionisti Cako: Ismail Qemali ka bërë gabime të mëdha

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.