• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Artan Lame: Kompjuteri nuk njeh mik, kadastra me aplikacion të ri dhe shërbim brenda 48 orëve, me pagesë më të lartë

3 December, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
282
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, ka vendosur në shërbim të qytetarëve shërbimin e përshpejtuar elektronik, me anë të së cilit dokumentet do merren për 48 orë, jo si më parë për 10 ditë.

Deri tani, ky shërbim u është vënë në dispozicion noterëve dhe së shpejti tjetër për të gjithë qytetarët.

ASHK ka përdorur sistemin elektronik për të gjitha shërbimet kadastrale për rreth një muaj, duke zhdukur sipas saj dhënien e ryshfeteve nga ana e qytetarëve për të kryer shërbimet më shpejtë se të tjerët dhe pa radhë.

Tashmë është krijuar shërbimi më i ri për të përshpejtuar marrjen e dokumenteve.

“Kompjuteri nuk njeh mik”, është shprehur kreu i Kadastrës, Artan Lame dhe ky sistem elektronik u krijua me qëllimin për të zhdukur fenomenin e nepotizmit që, sipas tij ekziston në Shqipëri.

Me anë të shërbimit të ri elektronik secili qytetar që kërkon shërbimin kadastral në mënyrë të përshpejtuar do të ketë mundësinë ta bëjë këtë gjë, por me një kosto shtesë. Përsa i përket çmimeve të shërbimit të përshpejtuar nuk ka detaje, por theksohet se si çdo shërbim tjetër do të ketë një pagesë më të lartë. Afati që duhet të presin qytetarët përsa i përket procedurave kadastrale në gjendje normale është 10 ditë, ndërsa me shërbimin e përshpejtuar është 48 orë.

Sidoqoftë, problemi mbetej, pasi gjithmonë do të ketë qytetarë apo subjekte që, për një arsye apo një tjetër, kanë nevojë që të shërbehen jashtë radhe. Për arsye nga më të ndryshmet, pjesëmarrje nëpër tendera, kërkesa për kredi, afate të limituara, e deri të llojit dua të mbaroj punë deri nesër sepse do iki në Amerikë pasnesër. Në këto kushte u përgatit dhe, prej disa ditësh ka hyrë në funksionim, një shërbim i ri i quajtur “Aplikim me Procedurë të Përshpejtuar”. Pra qytetari që ka nevojë ta përfundojë brenda 48 orësh, një shërbim normal me afat 10 ditor, tani mjafton që, gjatë plotësimit të procedurave të aplikimit, të përzgjedhë shërbimin APP dhe shërbimi do t’i jepet brenda 48 orësh. Natyrisht që ky shërbim ka një shtesë: Kushton më shtrenjtë sesa shërbimi normal”, shkruan Lame në njoftim.

Paraardhëse

E trishtë, ndërron jetë në fushë futbollisti 17-vjeçar nga Kosova

Pasardhëse

Bajram Begaj: I kërkova Papa Françeskut të njohë pavarësinë e Kosovës

Pasardhëse

Bajram Begaj: I kërkova Papa Françeskut të njohë pavarësinë e Kosovës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.