• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Artan Lame flet për legalizimin e pallateve në Kinostudio: Histori suksesi, 3 në 4 pallate kalojnë në këtë proces

2 July, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
49
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ditën e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame, i shoqëruar nga deputetja, Blerina Gjylameti, ishin së bashku për të përfunduar procesin e legalizimit për pallatet e kompleksit përballë korpusit të Kinostudios në Tiranë.

Bëhet fjalë për një kompleks banimi me rreth 110 apartamente dhe rreth 20 njësi shërbimi, dyqane.

Në rastin konkret, bëhet fjalë për pallate të ndërtuara me leje që në vitin 2008, por që e kanë shkelur lejen dhe subjekti ndërtues nuk e ka ndjekur më procesin.

Tashmë banorët janë organizuar vetë për të ndjekur procedurat e legalizimit.

Lame theksoi se “legalizimi i pallateve të braktisura nga ndërtuesit është një histori suksesi me rreth 980 pallate të legalizuara përgjatë viteve të fundit, kur ky proces i kaloi Agjensisë së Kadastrës”.

Statistikisht i bie që, afërsisht 3 në çdo 4 pallate të ndërtuara me leje përgjatë 25 vjetëve të fundit, të regjistrohen jo përmes rrugës normale, por përmes procesit të legalizimit.

“Arsyet e kësaj janë të shumta, që nga shkelja e lejes nga ndërtuesit, braktisja e ndërtimit, falimentimi i subjekteve ndërtuese, konfliktet e gjithëfarllojshme midis ndërtuesve, pronarëve të trojeve dhe blerësve, e Bashkive në dhënien e lejeve të ndërtimit firmave fantazëm, etj. Por nga ana tjetër, ky proces ka nxjerrë në pah mosfunksionimin e shumë institucioneve që prej viteve 2000, që kanë lejuar që situate të degradojë në këtë stad. Lame ju ka përsëritur thirrjen banorëve që të bëhen bashkë për të përfunduar legalizimin e pallatit dhe saktësoi se nuk mund të ketë legalizim individual. “Vinë e më kërkojnë që të bëjnë legalizimin vetëm të apartamentit të tyre. Jo. Nuk mund të legalizohet vetëm një apartament. Duhet të bëheni të gjithë bashkë për ta përfunduar këtë proces shumë të rëndësishëm”.

Nga ana tjetër, deputetja Gjylameti vuri në dukje eksperincat që ajo ka pasur me Kadastrën, për t’i ardhur në ndihmë banorëve të zonës ku ajo është zgjedhur deputete.

Gjylameti theksoi se duhet avancuar ky proces, duke përfshirë në të sa më tepër edhe administratorët e pallateve, duke sjellë si shembull të mirë edhe administratorin e pallatit, i cili bëri të mundur certifikimin e pallatit.

Paraardhëse

Kumbaro Gjiknuri dhe Balluku, pozojnë të buzëqeshur për hapjen zyrtare të Kardhiq-Delvinë

Pasardhëse

Erion Braçe u bën thirrje zyrtarëve të Bujqësisë: Hajdeni dhe ndihmoni bujqit, situata është dramatike, prodhimi po kalbet në fushë

Pasardhëse

Erion Braçe u bën thirrje zyrtarëve të Bujqësisë: Hajdeni dhe ndihmoni bujqit, situata është dramatike, prodhimi po kalbet në fushë

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.